Ka hyrë në ditën e 11 protesta e opozitës, e cila prej 18 shkurtit është ngujuar në “çadrën e lirisë”. Qëllimi është një dhe i vetëm, zgjedhje të lira dhe të ndershme që të drejtohen nga një qeveri teknike.
Dhjetëra qytetarë të ndodhur në bulevardin Dëshmorët e Kombit, mbështeten edhe nga deputetë dhe përfaqësues të Partisë Demokratike.
Kryetari Basha tha dje në një intervistë për Tonight Ilva Tare duke sqaruar ultimatumin për policinë e Fierit. Ai iu përgjigj edhe pyetjes për një takim të mundshëm me kreun e LSI, Ilir Meta për të cilin tha se nuk ka asnjë informacion.