Dita Botërore e Autizmit, presidenti Meta tërheq vëmendjen për më shumë solidaritet

916
Presidenti Ilir Meta ka kujtuar se 2 Prilli është Dita Botërore e Autizmit dhe ka tërhequr vëmendjen e institucioneve dhe qytetarëve për më shumë përgjegjësi dhe solidaritet.
“Dita Botërore e Autizmit, që sot shënohet kudo në botë, – shkruan Meta në Fb, – na kujton detyrimet tona institucionale dhe shoqërore, për më shumë solidaritet, përkujdesje, mirëkuptim e dashuri për të gjithë fëmijët dhe familjet e tyre, të cilët kanë nevojë për përkrahjen tonë.”
Sigal