Diskutimet mbi trafikun e drogës hapin punimet e Kuvendit, Berisha: Prioriteti ynë, komisioni hetimor

419
Sigal

TIRANE –  Trafiku i drogës, i cilësuar nga opozita si emergjencë kombëtare, ka ndezur debatet në sallën e seancave plenare në Kuvend, ku ish-kryeministri Berisha kërkoi kalimin nga pika e 14 në parë të rendit të ditës, të kërkesës së tyre për ngritjen e Komisionit hetimor për trafikun e drogës në të gjithë vendin.

Në orën 11:38 Kuvendi i Shqipërisë është tërhequr për 10 minuta pushim pas kërkesës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, për të diskutuar se cili do të jetë qëndrimi i opozitës, pas refuzimit të kërkesës së tyre. Kryeparlamentari Meta argumentoi se rend ii ditës është miratuar nga ky parlament një javë më parë dhe se projektligjet janë më të rëndësishme, prandaj sipas tij, duhen diskutuar të parët.

DEBATET PER KOMISIONIN HETIMOR PER DROGEN
Berisha:
 (I drejtohet Metës) Zoti bashkëkryetar është në detyrimin tuaj të përparësosh çështjet e emergjencës kombëtare, droga është sot SOS për Shqipërinë. S’mund të veprohet me hile dhe dinakërira në këtë mënyrë, nxirrni çështje të parë çështjen e ngritjes së komisionit të drogës. Është e domosdoshme sinjali që japim sot para shqitparëve, partnerëve tanë dhe mbarë botës, preokupimin absolut të parlamentit ndaj këtij problemi emergjent. Kërkoj që çështja e parë e rendit të ditës të jetë propozimi i opozitës në frymën e Kushtetutës, ngritja e komisionit hetimor për drogën.

Meta: Kërkesat janë në rendin e ditës do të diskutohen, por ne do ta fillojmë me ligjet sepse ato janë më të rëndësishme.

Topalli: Statusi do merret sepse kushtet  shqiptarët i kanë plotësuar këtu e tre vite. Ruani vizat, se trafiku i drogës rrezikon vizat.

Meta:  S’kam dhënë asnjë deklaratë që nuk do të ngrihet komision hetimor.

Ruci: Rendi i ditës që kemi sot bën pjesë në kalendarin e miratuar nga ky parlament javë më parë

DEBATET PER ZGJEDHJEN E KREUT TE ILDKP

ORA 01:50 HALIMI: KRYEMINISTRI PO MERR ILDKP PER TE MBROJTUR PASURITE E TIJ

Deputeti i PD, Eduard Halimi tha se, risjellja në Kuvend e projektligjit për ILDKP, pas rrëzimit të  dekretit të Nishanit që kthente ligjin e ILDKP me argumentin se kreun e këtij institucioni duhet ta zgjedhë Presidenti, është një vendim sipas Halimit i padrejtë dhe që kërkon të mbrojë pasurinë e kryeministrit.

“Nga krijimi i institucioni paanshmëria ka qenë guri i themelit të trasnparencës. Po me këtë ligj ju i jepni kryeministrit që gjënë e parë që do bëj është të emërojë atë që do kontrollojë pasurinë e tij. Këtë bëri rama sa erdhi tani këtë gjë do ta bëj me ligj. Pavarësisht se kush është kryeministër kush është president ai institucion është për të kontrolluar kryeministrin dhe zyrtarët. Kryeministri nuk e zë gjumi derisa të marrë të gjitha institucionet në dorë.” tha Halimi

KUVEND, DEBATE PËR KREUN E AMA-s

ORA 13:38 PEZA: NUK MUND TË JESH KRYETAR I AMA-S, PA QENË ANËTAR I SAJ
“Gjatë 2013 sipas një raportit të AMA-s, janë zhvilluar 19 mbledhje, 13 nga të cilat kanë qenë të paligjshme. Në vitin 2014 janë tentuar të bëhen disa mbledhje, por kanë dështuar pasi kanë qenë të paligjshme. Në muajin mars ka qenë një Memo që ka konstatuar 4 vakanca të AMA-s,në muajin prill edhe Komisioni i Medias konstatoi se ka pasur 4 vakanca.”- tha deputeti i PS, Peza.
Nënkryetari i Komisionit të Medias, Alfred Peza ka sqaruar edhe bazën ligjore sipas së cilit postit i kryetares së AMA-s është vakant. “Mandati si anëtare i Endira Bushatit ka përfunduar më 24 shtator 2012, si kryetare ka marrë një mandat më korrik 2011. Bushati duhet të ishte rizgjedhur si anëtare e AMA-s gjë që nuk është bërë. Nuk mund të jesh kryetar i AMA-s pa qenë anëtar i saj.Ka një vendim gjykate që na tregon se nuk mund të jesh kryetar i AMA-s, edhe ligji thotë se nuk mund të zgjidhesh kryetar i AMA-s pa qenë anëtar.”-tha Peza.

ORA 13:30 POLLO: DAKORD PLOTESIMIT TE VAKANCAVE, POR RRUGA JUAJ E PADREJTE

Ndërkohë deputeti i PD Genc Pollo tha se plotësimi i vakancave ëshët diccka e drejtë por mënyra si po e bën mazhoranca sipas tij është e padrejtë dhe tregon se kërkon të zaptojë këtë institucion të pavarur.

“Shenja e autoritarizmit aty ku synohet pushteti absolut. AMA nuk është rasti i parë dhe fatkeqësisht as i fundit, kemi parë rastin e ILDKP, ku pavarësisht debatit e miratuat.
U fillua me një amendim që u tërhoq dhe u rivendos një tjetër, e tërhoqët sërish dhe sollët një model të shëmtuar. Kjo është një nonsens në kuptimin e ligjit. Të gjitha vendimet pas 2012-s, refuzimi i licencave apo edhe ata që janë gjobitur Edhe ne kërkojmë plotësimin e vakancave, por jo në këtë formë të shëmtuar, pasi AMA-s i mungonte kuorumi, por etja për pushtet për të zaptuar të gjitha institucionet nuk e bëri.  Ky është një proces që nuk do të mbyllet aq kollaj. Ligji i ri i AMA-s ulte çmimin e kartave të Dixhitalbit, por jo duhet hequr kryetarja e AMA-s që kartat nga 300 mijë lekë të kushtojnë 350 mijë lekë në vit.” tha Pollo

ORA 13:10 ULQINI: AMA NUK FUNKSIONON NGA SHTATORI, TA KTHEJME FUNKSIONAL

Deputeti i mazhorancës Musa Ulqini tha se AMA ka kohë që nuk funksionon sepse i mungon kryetarja që nga shtatori. Ai shtoi se qëllimi kryesor i sjelljes së këtij projektligji në Kuvend është rikthimi i këti institucioni në funksional.

“Që nga shtatoir kjo zonjë nuk mund të vazhdojë të jetë kryetare sepse që nga kjo kohë nuk është as anëtare. Nuk mund të bëhesh anëtare pasi je kryetare, por është e kundërta. Ne si komision kemi qenë të detyruar dhe nuk është ajo që thuhet se duam të zaptojmë AMA-n sepse që nga shtatori kemi qenë shumë të duruar dhe ja ku jemi këtu duke diskutuar në Kuvend për vendet vakante në këtë institucion. AMA është një institucion shumë i rëndësishëm që nuk funksionon për momentin. Ne në Kuvend nuk zgjedhim anëtarët, por kërkojmë ta kthejmë këtë institucion funksional me qëllim dixhitalizimin e medias siç na e kërkon BE.”

ORA 13:00 ADEMI: PËRPJEKJE PËR TË KONTROLLUAR NJË INSTITUCION TJETËR TË PAVARUR
“Përpjekje e Mazhorancës  për të uzurpura institucion e AMA-s. Dy amendamentet Peza kanë synuar ta bajnë AMA-n të njëanshme. Ky projekt një akt tjetër i paligjshëm. Mandati i kryetares së AMA-s përfundon më 21 korrik 2016, po përpiqeni të kontrolloni edhe një institucion tjetër të pavarur. KE, OSBE kanë mbajtur një qëndrim për çdo nisëm të paligjshme për këtë institucion. Këtë që po bëni me kryetaren e AMA-s, e keni bërë me kryetaren e ILDKP. Opozita do bëjë gjithçka për ta penguar këtë nismë.”- tha deputetja e PD, Voltana Ademi.

ORA 12:45 HAFIZI: INSTITUCIONIT TË AMA-S I JAPIM STANDARDET E DUHURA
“Janë një sërë nenesh të thyera që kanë bërë që kreu aktual i AMA-s të jetë në detyrë. Të gjithë jemi përgjegjës që t’i ofrojmë publikut shqiptar një institucion sa më serioz. Shpreh kënaqësinë që pas një sage të gjatë institucionin e AMA-s i japim standardet e duhura”- tha deputetja e PS, Mimoza Hafizi.

ORA 12:15 BOÇI: MARRJA E AMA, RRENIM I DEMOKRACISE

Ndërsa deputeti tjetër i opozitës Luçiano Boçi tha se tendenca e mazhorancës sipas tij për të kapur AMA-n është shprehje e mungesës së demokracisë në vend.

“Merre me mend se në çshkallë demokracie, kur parlamenti është krijuar në një therrtore të kryeministrit, përfshirë ILDKP, presidentin dhe tashmë edhe AMA. Imagjino çfarë shklle lirie prezantohet këtu, ku me sy mbyllur ngrihen kartona jeshilë, për të qerasur shije ekstravagante të njëshit.” u shpreh Boçi

ORA 12:00 QIRICI: PO ZAPTONI AMA, RESPEKTONI AFATET E DIXHITALIZIMIT TE MEDIAS

Në fjalën e saj deputetja e PD Eleina Qirici tha se mazhoranca po përpiqet të zaptojë të gjitha institucionet e AMA-s, ndërsa shtoi se synimi kryesor i opozitës është që t’i përmbahet afateve të BE për dixhitalizimin brenda 2015.

“Aksidentalisht nëse diçka ndodh ajo është e planifikuar në atë mënyrë, por qeveria nuk e kishte planifikuar drogën, ngecjen në rërë. Tendeca e mazhorancës për të kapur institucionet e pavarura shkoi deri në kapjen e AMA, e kritikuar edhe ndërkombëtarërt. Është shumë e rëndësishme që AMA të jetë e pavarur. Pavarësisht kësaj opozita shprehet se AMA duhet të gjejë mënyrën të ecë përpara për implementimin dixhitalizimit të medias, të kërkuar nga BE brenda vitit 2015.” tha Qirici

SEANCE E “NXHETE” PLENARE, DEBATE PER ILDKP DHE GJYKATEN E LARTE

Një seancë e ngjeshur dhe me debate të forta pritet të jetë mbledhja e sotme e Kuvendit. Në rend të ditës janë “çështje të nxehta” të cilat edhe në komisionet parlamentare kanë hasur kundërshti mes mazhorancës dhe opozitës.

Një prej tyre është projektligji për zgjedhjen e kreut të Inspektoriatit të Lartë të Kontrollit dhe Deklarimit të Pasurive, ku mazhoranca rrëzoi në komisionin e Ligjeve dekretin e Nishanit që kthente ligjin e ILDKP me argumentin se kreun e këtij institucioni duhet ta zgjedhë Presidenti jo Kuvendi.

Sakaq, një tjetër dekret ikreut të Shtetit pritet të rrëzohet nga Kuvendi, dhe bëhet fjalë për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë, Alaudin Malaj, kandidaturë të cilën mazhoranca e ka rrëzuar përmes votimit në komisionet parlamentare.

Në rend të ditës të seancës së sotme parlamentare është edhe votimi për shpalljen e vendit vacant të kryetarit të Autoritet të Mediave Audiozive, i cili pritet të sjellë debate të forta nga ana e opozitës e cila e ka shprehur qëndrimin e saj kundër.

Po ashtu, do të diskutohet edhe ngritja e komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e fakteve dhe rrethanave të bëra publike për fenomenin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e hapësirës ajrore nga narkotrafikantët”. Kjo është një kërkesë e bërë nga opozita, e cila erdhi pas kapjes së avionit me pilot italian në zonën e Divjakës, që dyshohet se do të përdorej për të trafikuar drogë drejt shtetit fqinj.

RENDI I SEANCES PARLAMENTARE
1. Miratimi i procesverbalit të seancës plenare, datë 15.05.2014.
2. Projektligji “Për veprimtarinë e sigurimit dhe risigurimit”.
3. Projektligji “Për sigurimin e depozitave”.
4. Projektrezolutë “Për vlerësimin e punës së institucionit të Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2013”.
5. Projektvendim “Për publikimin e shpalljes së vendit vakant të kryetarit të Autoritetit të Mediave Audiovizive”.
6. Projektvendim “Për vendimmarrjen e Kuvendit lidhur me institucionin e Komisionit të Shërbimit Civil dhe zgjedhjen e Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”.
7. Projektvendim “Për ndërprerjen e mandatit të zotit Alfred Prifti si anëtar i Komisionit të Shërbimit Civil”.
8. Projektvendim “Për ndërprerjen e mandatit të zotit Fatmir Tafaj si anëtar i Komisionit të Shërbimit Civil”.
9. Projektvendim “Për procedurën paraprake të përzgjedhjes së Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”. (shumicë e thjeshtë)
10. Dekret nr.8566,datë 16.05.2014 “Për kthimin e ligjit nr.45/2014 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9049, datë 10.4.2003 “Për deklarimin dhe kontrollin e pasurive, të detyrimeve financiare të të zgjedhurve dhe të disa nëpunësve publik” të ndryshuar.
11. Dekret nr.8515, datë 10 mars 2014, “Për emërimin e anëtarit të Gjykatës së Lartë të zotit Alaudin Malaj”.
12. Projektvendim “Për ngritjen e komisionit hetimor të Kuvendit për verifikimin e fakteve dhe rrethanave të bëra publike për fenomenin e rritjes së trafikut të drogës, përfshirë përdorimin e hapësirës ajrore nga narkotrafikantët”.
13. Njoftimi i programit të punës të Kuvendit për periudhën 26 maj – 4 korrik 2014.
14. Njoftimi i Kalendarit 3 javor (26 maj — 13 qershor 2014) të punimeve të Kuvendit.
15. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës. – Koha e diskutimeve deri në 60 minuta.