Diskriminim si në Mesjetë: “Kurum” trajton si “të huaj” punëtorët shqiptarë

509
Kompania turke “Kurum”, e cila prej 15 vitesh punon dhe prodhon çeliqe në ish-uzinat e Kombinatit Metalurgjik Elbasan, veç probleme të shumta dhe të pariparueshme që ka krijuar me gjithçka të gjallë atje, ka krijuar edhe hendekun e diskriminimit mes punëtorëve dhe specialistëve shqiptarë dhe atyre që ka marrë dhe vazhdon të marrë nga Turqia. Fjala është për diskriminimin që kjo kompani ka bërë dhe vazhdon të bëjë ndaj punëtorë shqiptarë, në pagat mujore dhe shpërblimet e vitit. Disa prej punëtorëve që prej vitesh punojnë tek “Kurum” (ka prej tyre që kanë qenë edhe më parë atje) u shprehën se “jo vetëm që marrim më pak se çdo punëtor turk, por edhe shpërblimet janë më të ulëta dhe kur guxojmë dhe kërkojmë llogari, na tregohet dera, na tregohet largimi duke na thënë se “do të marrim edhe të tjerë turq”. Në bazë të Kodit të Punës, diskriminimi në pagesë për arsye “rrace, etnie, feje, përbën shkelje ligjore dhe dëdohet me ligj”. Edhe në punësimin e punëtorëve shqiptarë, prioritet u japin muslimanëve, ndërkohë që vandasve u japen punët më të vështira. Kushtet e punës në uzinën e prodhimit të çeliqeve në “Kurum” janë skandaloze, janë sikur të ishim në Nesjetë. Bujari, banori i lagjes “28 nëntori” nw Elbasan rrëfen për “Telegraf” se “kam 4 vjet që punoj tek furrat e shkrirjes, dhe nja 10 herë desh më ka ikur jeta, jemi në dorën e zotit, kushtet janë shumë të këqija, paga e ulët, shpërblimet të ulëta dhe qesharake, nuk na jepet e drejta që kemi për ditët e pushimit, orët shtesa, specialistët turq sillen sikur të ishin zotër të këtij vendi, punojmë si skllevër, na është shkurtuar 20 vjet jetë”. Bujari është 48 vjeç, por tek e shikon ai të jep përshtypjen e një burri mbi 55 vjeç. 
Kushte skandaloze dhe mungesë teknologjie
Kushtet skandaloze, janë shoqëruar edhe me mungesën e teknologjisë e cila nuk justifikon propogandën e madhe që “Kurum” ka bërë dhe vazhdon të bëjë në gjithë këto vite. Vitin e kaluar një grup punëtorësh shqiptarë, tentuan të mblidhen dhe të kërkojnë ndryshimin e situatës, por gjysmat e tyre u pushuan dhe të nesërmen nuk u lejuan të hynin as tek dera e jashtme e kompanisë. Punëtorë shqiptarë tek “Kurum” trajtohen sikur të ishin të huaj në vendin e tyre. Letra e punëtorëve shqiptarë (dhe kjo duhet theksuar) të “Kurum” ka vajtur vitin e kaluar edhe tek Avokati Popullit, ka vajtur edhe tek ministri Mjedisit Koka, ish- ministri Punës Veliaj, edhe tek kryeministri Rama, por deri sot atyre nuk u ka ardhur asnjë përgjigje. 

Letra e tyre për ndihmë ligjore ka vajtur edhe tek Prefektura e Elbasanit, por edhe ajo nuk u ka kthyer asnjë përgjigje. Gjithë shteti duket sikur është mpleksur me “Kurum”, sikur mbron “Kurum” dhe nuk mbron ata që diskriminohen dhe punojnë si në mesjetë, punëtorët shqiptarë. Mjafton ti shikosh tek zbresin nga autobuzat e linjës kur kthehen nga turnet, të nxirë nga tymrat, dhe të zbehtë nga gazrat e helmet. Shpesh i shikon tek mbajnë në duart e tyre të lodhura edhe ndonjë shishe qumësht, kuptohet jo për ta pirë vetë, por për t’jua çuar fëmijëve në shtëpi. Përtej asaj kasaphane ekologjike dhe njerëzore që ka shkaktuar dhe vazhdon të shkaktojë, përtej skandaleve financiare dhe lidhjeve korruptive me zyrtarët vendorë dhe qëndrorë, “Kurum” duhet të përgjigjet ligjërisht edhe për trajtimin mizor që u bën punëtorëve shqiptarë. 
As në vitet ’30 kur në Shqipëri kishin mbërritur investitorët e parë italianë, nuk trajtoheshin kështu punëtorët shqiptarë, por u jepej e drejta për gjithçka parashikonte ligji asaj kohe, apo akt-marrëveshja mes palëve. Problemin e diskriminimit financiar e di edhe Ministria e Financës (madje është njoftuar nga një përfaqësi e punëtorëve qysh në 2013) por deri sot asnjë reagim, asnjë tentativë për verifikim dhe zgjidhje ligjore, por vetëm premtimi se “do ta shikojmë problemin”. Punëtorë shqiptarë të “Kurum” kërkojnë më shumë vëmëndje nga shteti, nga institucionet ligjore shqiptare, ata nuk duhen lënë pa mbështetje dhe përkrahje, ata janë në vendin e tyre, punën e tyre, pavarsisht se trajtohen sikur të ishin emigrantë të paligjshëm të ardhur nga vendet e thella të Afrikës. (Ilir Dyrmushi)
Sigal