Disapora shqiptare e Greqisë: Kushërira e Ramës nuk mund të na përfaqësojë në samitin e organizuar nga qeveria

480
Sigal

Një denocnim i rëndë ka mbërritur pak para zhvillimit të
Samitit të Diasporës së organizuar nga Qeveria Shqiptare e që do të zhvillohet
në Tiranë nga 18-20 nëntor. Bëhet fjalë diasporën shqiptare në Greqi e cila
pritet të mbajë një qëndrim për prapaskenat e organizimit të këtij eventi të
rëndësishëm.

Por çfarë po ndodh?

Sipas drejtori i portalit “focusnews.al”, me qendër në Greqi
z. Shpëtim Zinxhiria i cili ka reaguar me një postim ne Facebook, ajo që po
ndodhe me rastin e Greqisë ka vetëm një emër: “Kushërira e Ramës gjunjëzon
emigracioni”. Sipas Zinxhirisë, në Samitin i Diasporës, kushëria e Ramës
përfaqëson emigracionin në Greqi. Sipas tij “Edhe pse nuk ka të bëjë fare me
emigracioni, sot kjo zonjë përfaqëson komunitetin shqiptar në Greqi. Ndyshe nuk
bëhej! Është kushërira e kryeministrit Rama që ka gjunjëzuar mbarë komunitetin
shqiptar në Greqi, gjë që ka indinjuar pjesën më të madhe të shqiptarëve. Edhe
pse ka një përparësi kulturor prap se prap nuk duhet anashkaluar dhe injoruar
shoqatat ne Greqi…”. Më tej denconcimi i gazetarit Zinxhiria vijon me
zbardhjen e prapaskenës së organizimit ku sqarohet se: “Ndryshimi i programit
të njëpasnjëshme ka bërë që Eda Gemi të zëvëndësoj njerëz që i kanë dhënë këtij
komuniteti, duke lënë jashtë Federatën e Shoqatave Shqiptare apo shoqatën
“Vëllazërimi”, pionerja e emigracionit. Po këto punë kështu e kanë, “më mirë
një mik se sa një çiflig”. Thënë ndryshe, “përfaqësuesit nga emigracioni
shqiptar në Greqi do shkojnë si ndigjues, por jo të kenë të drejtën të fjalës”,
vijon më tej reagimi  Mësohet se në
ambientet e Federatës së Shoqatave Shqiptare në Athinë, organizohet një
mbledhje me shoqatat lidhur me pakënaqësitë, ku dhe do dalin me një deklaratë
të përbashkët.

Ja kush i përfaqëson komunitetin shqiptar në Greqi?

Samiti i ndarë në tetë panele, i ndryshuar gjatë këtyre
ditëve 4-5 herë ka publikuar më në fund edhe këta përfaqësues. Në panelin e
tretë :“Kultura, hapësira jonë e përbashkët pa kufi. Arti dhe kultura pasaporta
jonë”. Komuniteti shqiptar përfaqësohet nga Nase Jani, kryetar i klubit të
Shkrimtarëve dhe Artisëteve “Drita”. Në Panelin e katërt: “Dija mbi të gjitha:
Të ruajmë gjuhën dhe identitetin, komuntiteti shqiptar në Greqi” përfaqësohet
nga mësuesja e gjuhës shqipe Anila Kila. Paneli i tetë: “Përfaqësitë
Diplomatike dhe Diaspora: drejt një bashkëveprimi më efikas dhe modern” përfaqësohet
nga Eda Gemi, Migration & Refugee Studies (Greqia).