Disa ministra të përfshirë në afera seksuale?

493
Ish-kryebashkiaku Shukri Xhelili, i cili kërkonte favore seksuale për një vend pune, është shënjestruar sot nga ish kryeministri Berisha. Ai ka zgjedhur një foto ku protagonist është drejtuesi i cili ofron vende pune. Fotoja ka ngjallur debat në profilin e Berishës. Mirëpo, ish kryeministri, teksa i përgjigjet një komentueseje, thotë se Shukri Xhelili është “lule në krahasim me disa ministra të qeverisë, sa i përket punësimeve”, duke akuzuar ata për afera korruptive e seksuale.
“Mirmengjes Klodiana, tablloja eshte me shume logo e punesimit te partise siçiliste se sa nje person i veçante. Keshtu qe ne ate karrike mund te vendosesh fare lehte disa ministra te aleances se qelbesirave, zyrtare te tjere te larte te saja. Une ne parlament i thash deputetit siçilist te Dibres se Shukriu eshte lule krahasuar me keta qe jane te ulur pas meje. Fjala ishte per disa ministra qe shkelin çdo kod etik moral ne punesime, me respekt, S.B”.
Sigal