Diplomatja franceze: Ne as gjykojmë dhe as zëvendësojmë autoritetet kompetente

520
Sigal

Teksa në Paris kremtohej Dita e Bastijes, festa kombëtare e Francës, që kujton mësymjen e kësaj fortese 14 korrikun e vitit 1789 gjatë revolucionit francez, ambasadorja franceze në Tiranë, Christina Vasak, gjatë një pritje të organizuar në Pallatin e Brigadave ka bërë disa deklarata mjaft të forta lidhur me aktualitetin politik në vend.

Ambasadorja Vasak ka shprehur kritika mbi sjelljen e kolegeve të saj në vend.

“Diplomatët janë këtu për të kuptuar, mbështetur, shoqëruar, por në asnjë rast për të gjykuar, apo zëvendësuar autoritetet kompetente”, u shpreh ndër të tjera Vasak në fjalimin e saj.

Franca është një prej vendeve anëtare të BE, spektike për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe deklaratat e sotme të diplomates së saj në Shqipëri paralajmërojnë se, as në tetor Parisi zyrtar nuk pritet të votojë Pro.

Fjalimi i Christina Vasak: