Diplomatët e vendeve të BE-së në Tiranë: Venecia foli, të nisë “Veting”-u

468
Sigal

Ambasadat e Shteteve Anëtare të Bashkimit Evropian në Tiranë dhe
Delegacioni i BE-së mirëpritën opinionin e Komisionit të Venecias, lidhur me
kushtetutshmërinë e Ligjit të Rivlerësimit dhe përputhshmërinë e tij me
konventat ndërkombëtare. BE kërkon nga partitë politike shqiptare, që opinioni
i Venecias të merret në konsideratë në mënyrën e duhur. Në deklaratën e tyre,
ato shprehen: “Ne presim, që angazhimi i të gjitha palëve të
interesuara ndaj rolit qendror të Komisionit të Venecias të vazhdojë dhe që
opinioni i tij të merret në konsideratë në mënyrën e duhur.
Pjesa dërrmuese e qytetarëve shqiptarë kërkojnë një gjyqësor të
pavarur, profesional, të paanshëm dhe efektiv. Ne nxisim të gjitha forcat
politike, të gjitha institucionet shtetërore përkatëse dhe të gjitha organet
gjyqësore në Shqipëri që të nisin pa vonesa të mëtejshme zbatimin e reformës së
drejtësisë.
Progresi në këtë fushë është
thelbësor në mënyrë që procesi i anëtarësimit në BE të ecë përpara”
.