Dimitrov viziton nesër Shqipërinë, takim edhe me Presidentin e ri Ilir Meta

516
Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov, me ftesë të kolegut të tij Ditmir Bushati, do të vizitojë nesër, Republikën e Shqipërisë.

Në kuadrin e vizitës, Dimitrov pritet të takohet me Kryeministrin Edi Rama dhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.

Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se pas takimit me shefin e diplomacisë së Republikës së Shqipërisë, do të mbahet një konferencë e përbashkët e të dy ministrave.
Sigal