Digjen goma në Shkodër, përplasje mes policisë dhe protestuesve

563
Sigal

Në protestën në Shkodër, digjen goma në mes të rrugës së bllokuar, ndërsa ka patur dhe përplasje mes qytetarëve dhe policisë. Në vendngjarje kanë ndërhyrë dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë.

Përpara përplasjes, protestuesit u ulën këmbëkryq në hyrje të Bahçallekut dhe shprehen të vendosur se nuk do të lejojnë kryeministrin Edi Rama të hyjë në Shkodër. Por forcat e policisë ndërhynë me arsyetimin se rruga duhej liruar sepse protesta ishte pa leje.

“Duhet të hapni rrugën sesbën. Është e kundraligjshme.”, tha një nga përfaqësuesit e Policisë. Me policinë debatuan dhe ish-deputetët e PD-së. Ish-deputeti Bardh Spahia tha se ” Nuk ka shans të hapim rrugën!”.

Ish-deputeti Flamur Noka, tha se në protestë ka studentë, fermerë dhe të tjerë qytetarë të cilët kërkojnë largimin e kryeministrit.”Edi Rama nuk mund të hyjë në Shkodër”, tha Noka.

Ndër të tjera, ai e konsideroi të drejtë protestën e qytetarëve.

“Është e drejtë e qytetarëve të protestojnë. Jeni duke mbrojtur bandën dhe jo shtetin. Edi Rama nuk përfaqëson shtetin por një bandë që vret dhe vjedh shqiptarët.”, janë fjalët e Nokës.