“Dielli”, numër special në 104 vjetorin e Pavarësisë

475
Sigal

Gazeta Telegraf/

Gazeta 107
vjeçare, Dielli , zëri i Vatrës, më e vjetra e botës shqiptare, që ende botohet
në SHBA, në print dhe online, me rastin e 104 vjetorit të Shpalljes së
Pavarësisë së Shqipërisë, do të publikojë një numër special, festiv, me ngjyra,
kushtuar Ditës së Flamurit. Gazeta do të ketë më shumë se 100 faqe. Editori i
Diellit Dalip Greca shkruan në Facebook, se pa mbështetjen e veteranëve dhe
komunitetit shqiptar në SHBA, dalja e këtij numri është e pamundur. Për këtë numër
special pranohen shkrime origjinale që lidhen me Pavarësinë, Flamurin Kombëtar,
firmëtarët e Pavarësisë, skica, ese, portrete, artikuj historikë etj. Ky është
numri i tetë special që del nga ky bashkëpunim që prej vitit 2009, kur Dielli
nisi edicionin special mbi 100 faqe për Festën e Flamurit Kombëtar, Pavarësinë
e Shqipërisë. “Edhe degët e Vatrës, anëtarët e Këshillit, Kryesia e Vatrës,
mund të ndihmojnë në këtë botim special me urime dhe reklamime”, shkruan Greca,
i cili falënderon bashkëpunëtorët në vendlindje dhe diasporë, korrespondentët,
mbështetësit, të gjithë vatranët dhe
biznesmenët, që me kontributin e tyre kanë mbajtur gjallë këtë regjistër
historik të shqiptarëve të Amerikës, që nga 15 Shkurti i vitit 1909.