“Dibra 3 javë pa mish”, PD akuza të forta Peleshit: Ja plani mega-korruptiv i Niko ‘Panikut’

554
Deputeti i Partisë Demokratike në qarkun e Dibrës, Xhemal Gjunkshi, ka bërë sot akuza të forta ndaj ministrit të Bujqësisë, Niko Peleshi.
Sipas demokratit, Dibra prej 3 ditësh është pa mish, pasi AKU ka bllokuar të gjitha thertoret pa asnjë shkak.
Gjunkshi në një status në Facebook shprehet se pas kësaj qëndron Niko Peleshi, i cili sipas tij, ka në mendje një mega aferë korruptive, për të monopolizuar tregun e mishit.
Statusi i plotë
Nga dita kur kam pranuar të përfaqësoj zërin e Dibranëve në Kuvend , kam bërë një pakt me veten se do të ulem , të dëgjoj dhe të ngre zërin për ta . Të djathtë apo të majtë qofshin , ato janë Dibranë dhe hallet i kanë të përbashkëta. Prej dy ditësh kam parë nga afër se si një urdhër i AKU-se (të cilën Rama e ka quajtur vatër infeksioni) ka bllokuar të gjitha thertoret dhe pikat e therjes pa asnjë shkak. Shqetësimit të tregtarëve nuk denjoi t’i përgjigjej Kryetari Bashkisë e as Drejtori i AKU-se Agron Cara. Me siguri urdhri i Nikos ishte ligj. Tregtarët e mishit dhe kasapët pritën një takim me ministrin Niko Paniku ,por ky i fundit nga paniku i injoroi sa i detyroi ta zënë për xhakete . Në fakt s’kishte çtë bënte tjetër pasi thertoret janë mbyllur për mustaqet e Çelos , pse inspektori ka parë një mizë apo se mungon një lavaman brenda stallës së viçave. Në emër të shtetit Niko Paniku po krijon një mega aferë korruptive, një monopol të tregut të mishit. Në përpjekje për të mbështetur nje bande kliente të qeverisë Nikua po bën “tufëzimin” e dytë pas atij që bëri “idhulli” i tij në 1981 kur i tufëzoi të gjitha bagëtitë. Të urdhërosh një “klient të qeverisë”të mbledhë gjithë bagëtinë e Dibrës , ta therësh në Lezhë dhe tua shesësh Dibranëve kjo s’është parë e dëgjuar. Jo vetëm se rrit çmimin me 300 lekë për kile por ne Dibranët e kemi qejf të konsumojmë produktet e vendit , paçka se qeveria juaj erdhi me “harxhe” me vete…
Çpo ndodh në Dibër ?
Prej tre javësh tregu ska fare mish.
Prej tre javësh spitalet janë pa mish.
Prej tre javësh çerdhet dhe kopshtet janë pa mish.
Prej tre javësh qytetarët janë pa mish.
Por aq sa e ndali diktatori që adhuron Niko Paniku aq mund ta ndalin edhe këto pasardhësit e tyre. Dibra ka mbajtur Tiranën me mish të freskët vendi , ndaj ta harrosh ti dhe kushdo klient i sojit tuaj se mund të detyroni Dibranët të hanë mishin e ngrirë që si dihet nga e ka prejardhjen.
Ti Niko veç sa po i nxit Dibranët drejt informalitetit si në diktaturë . Ti Niko dhe “paniksa” si puna jote bëhuni burra dhe pritni e sqaroni Dibranët , tërhiquni sa nuk është vonë nga ky vendim absurd dhe Megakorruptiv.
Sigal