Diaspora në këmbë për protestën e 16 Marsit/ Mbrojtja e lirisë dhe demokracisë, detyrë e çdo shqiptari

531
Sigal

 

Protestës së 16 Marsit, e cila pritet të jetë më e madhja nga ato që ka organizuar opozita deri tani, do t’i bashkohen edhe shqiptarë që jetojnë e punojnë në Evropë. Shqiptarët e Britanisë së Madhe e kanë konfirmuar këtë gjë me anë të një thirrjeje publike që kanë shpërndarë në rrjetet sociale. Diaspora kërkon që

“Shqipëria të ofrojë alternativë për qytetarët e saj nëpërmjet mundësive të punësimit dhe një jetë më të mirë, në vend të largimit masiv nga trojet e veta”. Gjithashtu, po të këtë të diel, do të zhvillohet protesta edhe e emigrantëve shqiptarë përpara ambasadës shqiptare në Athinë. Protestë do të zhvillohet edhe në Nju Jork, përpara konsullatës shqiptare, nga Diaspora Shqiptare që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.