Diana Mile: Pogradeci kërkon vizionin e ringritjes së gjithanshme!

561
Emri surprizë i Diana Miles për Bashkinë e Pogradecit nuk të surprizon kur atë e ke pranë pasi mirësia që ajo rrezaton nuk të bën të mendohesh dy herë nëse kjo është apo jo, vajza e denjë për të përfaqësuar një kandidaturë. E dashur, mikëpritëse, e qetë dhe me zërin e butë të bind plotësisht se është emri i duhur për të drejtuar pogradecarët. Ajo kandidon nën siglën e koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Arkitektja Diana Mile e ka të projektuar qartazi idenë që kërkon ti japë Pogradecit. E ardhur nga një familje autoktone pogradecare e brezit të shtatë, Diana kërkon të ruajë me fanatizëm vlerat e së shkuarës duke i ndërthurur me ritmin e aktuales. Kjo na sjell në mendje shtatoren e teto Ollgës në Tushemisht e cila është projektuar dhe realizuar nga Diana Mile. Në fokus të saj do të jenë të rinjtë, angazhimi i tyre në projektet që Diana mendon të zhvillojë për të përmirësuar jetën në Pogradec dhe përreth tij. 
Diana ju jeni kandidate e koalicionit të majtë “Aleanca për Shqipërinë Europiane” në Bashkisë së Pogradecit. Nëse do të flisje për veten si do ta përshkruaje? 
Unë jam një vajzë pogradecare e diplomuar për arkitekturë dhe jam pjesë autoktone e qytetit të Pogradecit. Jetoj në shtëpinë ku është trashëguar brez pas brezi nga të parët e mi dhe unë përfaqësoj brezin e shtatë. 
Mendon se të favorizon ky fakt? 
Është një e dhënë që më kënaq pasi të gjithë njerzit me përgëzojnë, më ndalojnë në rrugë dhe më shprehen se janë të lumturuar që një çupë e qytetit mund ti drejtojë ata. Dhe në fakt unë ndihem mirë që ma besuan mua këtë kandidaturë pasi Pogradecin e mendoj si ato projekte që një arkitekt ideon për një vepër që kërkon të realizojë. Gjithnjë kur eci nëpër rrugët e qytetit mendoja dhe imagjinoja sikur kjo te ishte kështu apo ashtu dhe tani jam përballë qytetarëve për tu treguar atyre se duhet të më besojnë mua më 21 qershor që së bashku të përmirësojmë gjërat në qytetin tonë dhe shpresoj shumë.

Kur thua së bashku me qytetarët në çkuptim e ke fjalën? 
Po, do ti përfshijë edhe qytetarët. Padiskutim që këshilli bashkiak ka rolin ndërmjetësues midis qytetit dhe bashkisë por do të jetë edhe një strukturë e dytë le ta quajmë “asambleja e qytetit” ku do të jenë të përfshirë përfaqësues nga fusha të ndryshme, nga zona të ndryshme që do të merren me nga afër me problematikat e përditshmërisë, për të zgjidhur nevojat që ata kanë qoftë edhe ato elementaret. Kjo asamble do të kontribojë dhe do të ndihmojë edhe në ide për çështje të ndryshme që kërkon komuniteti. Pra, jo vetëm banorët pogradecarë vijnë drejt godinës së bashkisë por edhe ne do të shkojmë tek ata, do të jemi më pranë tyre. 

Me syrin e arkitektes çfarë mendon se i mungon qytetit të Pogradecit?
Si një bashki e madhe tashmë krahas përmirësimeve infrastukturore, zhvillimi ekonomik do të jetë prioritet nëse unë do të drejtoj bashkinë e Pogradecit. Zonat rurale kanë nevojë për nxitje në fushën e bujqësisë pasi nga takimet që kam kryer kam parë nevojën e zhvillimit bujqësor dhe blektoral në shumë komuna. Përveç kësaj ka dhe shumë vlera kulturore që pothuajse nuk frekuentohen fare nga turistët vendas dhe të huaj. Unë kërkoj t’i jap frymë këtyre pikave turistike që janë të shumta në rrethinat e Pogradecit. Kemi zonën e Mokrës që ka vlera kulturore me veshjet 100% shqiptare, kemi Linin i cili është një gadishull liqenor me një natyrë të mrekullueshme dhe vende të pashfrytëzueshme për rritjen e peshkut. Edhe atje ekziston një mozaik bizantin i cili është i pashftytëzueshëm. Madje është edhe kandidat për UNESCO. Ka dhe mjaft fshatra te tjerë ku zhvillohet rritja e pemëve frutore. Duhet një mekanizem për ti vënë në levizje gjërat, pasi një pjesë e resurseve ekziston. Për qytetin në plan të parë do të shihja të domosdoshme ndërtimin e unazës së Pogradecit, si një pikë kyçe për shmangien e papastërtisë, dhe mirëmbajtjes së qytetit të Pogradecit. Gjithashtu liqeni është pikë strategjike pasi është ai burimi i të ardhurave në Pogradec. Do të ketë staf të posaçëm që do të mirëmbajë liqenin. Dëshira e mirë për të rregulluar dhe transformuar qytetin sjell më shumë njerëz të angazhuar drejt punësimit dhe zhvillimit ekonomik të qarkut të Pogradecit.
Po të rinjtë a hyjnë në planet tuaja nëse do të zgjidheni si kryetare bashkie. 
Të rinjtë këtu në Pogradec janë një forcë e madhe. Pogradecarët gjithashtu janë shumë të dashur me arsimin dhe nuk do doja që të gjithë të rinjtë që shkollohen të mendojnë ikjen nga qyteti drejt jetesës në Tiranë por të kthehen përsëri dhe të kontribojnë në vendlindje. Në projektet e mia për të zhvilluar Pogradecin do të përfshijë shumë të rinj që ata të ndihen komod në qytetin e tyre. Nga ana tjetër angazhimi i tyre e rrit akoma më shumë potencialin e qytetit. 
Si ndiheni përballë kandidatit tjetër të koalicionit të djathtë.
Fushatën nuk e mendoj si ditë që duhet t’i shfrytezoj për të sharë kundërshtarin tim që të fitoj unë. Jo, fitorja ime duhet të vijë nga dëshira e banorëve pogradecarë për të më votuar mua. Fushata ime bazohet tërësisht tek qytetarët dhe banorët e zonave përreth. Ndaj atyre kam detyrimin për të bidesuar me ta, për t’i dëgjuar ata që së bashku me ta t’u japim zgjidhje problemeve apo edhe ideve pozitive për të zhvilluar qytetin. Në projektet e mia është ringritja në top listë të qytetit të Pogradecit.
Sigal