Dialogu për zhvillimin e bujqësisë, Panariti: Sektori që sjell më tepër punësim

535
Paraditen e së hënës u zhvillua në Tiranë dialogu mes qeverisë dhe bankave për zhvillimin e bujqësisë, ku ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti, u bëri thirrje bankave “të maksimalizojnë financimin e bujqësisë, në mënyrë që ky sektor të kthehet në lokomotivën e zhvillimit të ekonomisë shqiptare”.
Panariti nënvizoi se “ende nuk jemi në gjendje të përballojmë kërkesat e tregut” dhe për ta bërë këtë “duhet të rrisim ofertën, duke rritur investimet”.
“Bujqësia është sektori që gjeneron më tepër punësim. Janë 1 milion e 40 mijë të punësuar në bujqësi dhe kjo tregon potencialin që ky sektor ka në punësim. Me hartën e re administrative, bujqësia nuk ka më dimension rural, por urban”, shtoi ministri i Bujqësisë.
Nga ana e tij, ministri i Ekonomisë, Arben Ahmetaj, vuri në dukje se “bujqësia ka njohur zhvillime të konsiderueshme në dy vitet e fundit”.
Sigal