Dialogu IV ‘Shqipëri-BE’, Fyle “Tregoni pjekuri në Parlament”

474
Sigal

TIRANE – Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle ndodhet në Tiranë në kuadër të Tryezës së Katërt të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-Bashkimi Europian.
 
Axhenda zyrtare e eurokomisionerit nisi rreth orës 09:15 me një takim me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta në mjediset e kryesisë së Kuvendit. Gjatë këtij takimi, eurokomisioneri Fyle, theksoi se marrja e statusit për Shqipërinë sjell përgjegjësi të reja për vendin, të cilat kërkojnë siç nënvizoi ai më tepër pjekuri të palëve politike në Parlament. 

I të njëjtit mendim ishte edhe kryeparlamentari Meta, i cili tha se tashmë pas marrjes së statusit kandidat në qershor, Shqipëria ndjen më tepër përgjegjësi për avancimin e reformave kyçe për vendin.

Axhenda e Fyles vijon më tej me takimin me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dhe kryeministrin Edi Rama.
 
Sakaq, rreth orës 11:30 do të mbahet takimi i radhës Shqipëri-BE, me pjesëmarrjen e z. Fyle dhe të kryeministrit Edi Rama dhe rreth orës 13:30 dy zyrtarët do të japin një konferencë të përbashkët për shtyp, mbi konkluzionet e këtij takimi.

Kjo tryezë është e para pas marrjes së statusit të vendit kandidat në Bashkimin Evropian nga Shqipëria në muajin Qershor, kur u mbajt edhe tryeza e tretë, si dhe para publikimit të raportit të progresit për Shqipërinë.

Në tryezën e sotme ka konfirmuar pjesëmarrjen e saj edhe Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu, e  cila ka bërë të ditur se bashkë me dy kolegët e saj demokrat, do të marrë pjesë në takimin e nesërm në Dialogun e Nivelit të Lartë me BE.

Dialogu nisi në nëntor 2013 me synim intensifikimin e punës së Shqipërisë për 5 prioritetet kyçe. Takimi mbahet para prezantimit të Progres-raportit të KE për Shqipërinë i cili do të bëhet publik në tetor.  Ky Dialog nisi vitin e kaluar për të konfirmuar angazhimin e BE-së për ta ndihmuar Shqipërinë në procesin e integrimit të saj në BE, duke rritur shanset e saj për sukses. Raundi i mëparshëm u zhvillua në qershor në Tiranë. 

Fyle takon Bashen
Ora 09:50 Pas kryeparlamentarit Meta, Fyle është takuar në zyrat e BE-së me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. 

Fyle takon Meten
Ora 09:15 Eurokomisioneri Stefan Fyle e nisi takimin e parë zyrtar në Tiranë me kreun e Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta. Takimi u zhvillua në ambientet e kryesisë së Kuvendit. Në fjalën e tij Fyle, tha se marrja e statusit për Shqipërinë sjell përgjegjësi të reja për vendin, të cilat kërkojnë më tepër pjekuri të palëve politike në Parlament.  Fyle, ripërsëriti mbështetjen e Komisionit Europian përkrah vendit tonë, në përshpejtimin e reformave të kërkuara nga ana e familjes evropiane.

Edhe kryeparlamentari Meta shprehu të njëjtin mendim, duke u shprehur se tashmë pas marrjes së statusit kandidat në qershor, Shqipëria ndjen më tepër përgjegjësi për avancimin e reformave kyçe për vendin.

Kreu i Kuvendit, shprehu mirënjohjen e tij edhe për punën dhe dedikimin e eurokomisionerit ndaj axhendës evropiane të Shqipërisë, duke qenë se kjo është vizita e fundit e Fyles në Tiranë në cilësinë Komisionerit për Zgjerim, pasi në bazë të vendimit të marrë nga kreu i KE, Juncker, duke filluar nga 1 tetori ky post do të shkrihet.


Fyle sot për herë të fundit në Tiranë, takon krerët…jo Nishanin
Komisioneri për Zgjerimin ne BE, Stefan Fyle viziton Tiranën, në kuadër të Tryezës së Katërt të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE. Televizioni A1 Report zbardhi axhendën e Fyles sipas së cilës, eurokomisioneri takohet fillimisht me kryetarin e Kuvendit Ilir Meta në orën 9:15 minuta dhe më pas në zyrat e BE do të takojë kryetarin e PD Lulzim Basha. Në orën 11.00 eurokomisioneri , do të takojë kryeministrin Edi Rama dhe në 11:30 do të zhvillojë punimet dhe Tryeza e Dialogut të Lartë për prioritetet kyçe.

Lidhur me bilancin me të cilin shkon Shqipëria në takimin e Dialogut të Nivelit të Lartë kësaj here, Ministrja e Integrimit Evropian, Klajda Gjosha, theksoi disa ditë më parë në një prononcim për mediat disa ditë me parë se, “takimi do të jetë sërish me pjesëmarrjen e Komisionerit Fyle, i cili për fat të keq vjen në Shqipëri për herë të fundit si Komisioner për Zgjerimin.” 

“Do të diskutohen të gjitha arritjet, që ka pasur vendi. Do të diskutohet vazhdimësia e reformës në drejtësi që është një nga pikat kryesore, por edhe vendimmarrja deri në hapjen e negociatave”, ka thënë ajo.
 
Dhe pse vizita e tij e fundit si eurokomisioner, Fyle nuk ka parashikuar në axhendën e tij takim me Presidentin Bujar Nishani, për shkak se kreu i shtetit ndodhet në SHBA ku mori pjesë në Samitin e OKB-së.

Bregu: Reforma në Drejtësi, pika kyçe për hapjen e negociatave
Kryetarja e Komisionit të Integrimit, Majlinda Bregu ka bërë të ditur se bashkë me dy kolegët e saj demokrat, do të marrë pjesë në takimin e sotëm në Dialogun e Nivelit të Lartë me BE.
 
Ajo është shprehur se gjatë këtij takimi do të bëhen prezente problematikat dhe arsyet e qëndrimit jashtë parlamentit të opozitës. Ajo ka kërkuar që kjo reformë të jetë gjithëpërfshirëse, ndërsa ka përmendur se gjatë diskutimit të nesërm nuk do të lihet çështja e të drejtave të njeriut.
 
“Edhe për ne Parlamenti është vendi ku duhet të zhvillohet debati politik. Por pushteti ka dalë mbi shtetin.”-u shpreh Bregu.
 
Axhenda e Fyles:
Ora 09.15 Komisioneri për Zgjerimin ne BE, Stefan Fyle do të takohet fillimisht me kryetarin e kuvendit Ilir Meta te kryesia e Kuvendit
Ora 09.30 Fyle takon kreun e PD Lulzim Basha
Ora 11.00 Eurokomisioneri do te takoje Kryeministrin Edi Rama
Ora 11.30 Zhvillon punimet tryeza e dialogut te larte per prioritetet kyce
Ora 13:30 Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat Evropiane të Fqinjësisë Štefan Füle dhe Kryeministri Edi Rama do të japin një konference të përbashkët për shtyp në vijim të raundit të katërt të Dialogut të Nivelit të Lartë mbi Përparësitë Kyçe për Shqipërinë.