‘Di më shumë nga ç’mund të flas’, Tahiri zbulon se 30 deputetë të opozitës kanë…

527
Sigal

Ish ministri i Brendshem Saimir Tahiri ka deklaruar sot nga studio e emisionit “Opinion” se jane te pakten 30 deputete nga opozita e sotme dhe e djeshme qe kane dale jashte Shqiperise me makinat e tyre me persona me rekorde kriminale.

tahiri.ne eop

“Ka të paktën 30 deputetë që kanë dalë me kriminelë në makinën e tyre…vetëm në opozitën e sotme dhe të djeshme ka gati 30 deputetë që kanë dalë jashtë vendit me
me persona që kanë pasur rekorde kriminale në të kaluarën.

Unë di shumë më shumë se c’kam mundësinë të flas, unë po ju them që Shqipëria në vlerësimin tim s’ka histori bandash, për mua janë ca banditë rrugësh të cilët me vullnet nga policia dhe mbi të gjitha nga prokuroria apo nga gjykata akoma më shumë, shkojnë në burg dhe lirohen…Historia e Elbasanit s’ka asnjë motiv për ‘shok’ publik, ndoshta nuk shkon në gjatësine e valës së shqetësimit tuaj kjo histori, por të dyja bandat janë arrestuar kur unë kam qenë ministër, janë arrestuar dhe i ka liruar gjykata pas 6 muajsh apo një viti”.