Dhurata e veçantë e Presidentit Meta për Fevziun

121
Presidenti Ilir Meta i ka dhuruar gazetarit Blendi Fevziu një dron me rastin e 20 vjetorit të emisionit “Opinion”.
Meta: Kemi sjellë diçka për të ndihmuar regjinë tuaj, sepse ju gjithmonë na merrni nga para, nga prapa, në mënyrë të befasishme… E ndava bashkë me vajzën time, Erën, t’ju sjellim një dron, që të na merrni edhe nga lart.
Fevziu: Po droni mund të jetë shumë problematik. Se kushedi çfarë mesazhesh do ju zbulojmë politikanëve që ju çojnë kryetarëve të partive.
Meta: Është një kënd tjetër, është një lartësi e re për regjinë tuaj.
Fevziu: Është një dron. Në fakt dhuratë më e mirë është për regjisorin, gjithsesi unë ju falenderoj.
Intervista me Metën u zhvillua në sheshin para Universitet Nënë Tereza, ku Blendi Fevziu, për të festuar 20 vjetorin e emisionit ka ftuar rreth 600 të persona, mes të cilëve politikanë të rëndësishëm të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.