Dhurata Çupi: Teatri, marrja e fundit e kësaj qeverie

453
Sigal

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi, komentoi situatën e krijuar në Teatrin Kombëtar, dhe përplajet e aktorëve me policinë tha për Ora Neës se ‘teatri është një vlerë historike për qytetin, ndërsa theksoi se pikërisht kjo godinë është marria e fundit e kësaj qeverie.’

‘Situata është e trishtë, dëshpëruese, kur shikon se i gjithë shteti nga kryeministri, qeveria, policia nuk i shikoje të mbronin teatrin, por ishte të shembte teatrin. Është një vlerë historike. Teatri është marrja e fundit e kësaj qeverie. Në gjashtë vite kanë burgosur dhe kanë mbjellë varfëri, kanë shtuar krimin dhe korrupsionin, kanë rritur në mënyrë galopante abuzimin me pronat publike dhe koncesionet në buxhetin e shtetit. Afera e shpërdorimit të pronës publike dhe afera e shkatërrimit të një vlere të jashtëzakonshme siç është teatri Kombëtar i kishte ardhur radha sot. Përpjekjet e kryeministrit për të shkatërruar këtë teatër, që duket se ka mbetur peng i oligarkisë për ta marrë edhe këtë pronë publike daton herët, por tashmë si kryeministër ai po shfrytëzon çdo gjë për t’ja marrë artistëve, qytetit dhe qytetarëve dhe për t’ja kthyer dikujt që ia ka premtuar.’, tha Çupi.