Dhunimi i mbështetësit të LSI-së, Meta niset drejt Lezhës. Jep një mesazh të “fortë”

545
Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me ngjarjen e rëndë që ndodhi gjatë natës, ku kryeplaku i një fshati në Lezhë, përfaqësues i LSI, u dhunua nga persona ende të paidentifikuar.
Ish-kreu i LSI-së, pohoi se fill pas komunikimit të tij me gazetarët, do të nisej drejt Lezhës për të takuar Gjovalin Gjinin, kryeplakun e fshatit Rraboshtë. Presidenti bëri thirrje që t’u jepet fund presioneve.

“Tani do shkojë në Lezhë, do ta takoj kryetaren e LSI të një fshati që është dhunuar atje. Do jap mesazhin e tij atje. Secilit do që u cënohen të drejtat, për të bërë fushatë duhet mbrojtur. Çdo shkelës do të dënohet me nga 5 vite burg, nëse tenton të dhunojë vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Gjërat duhet të jenë të qarta. Qytetarët kanë dhe 1 javë të shprehin mendimin e tyre. Është e turpshme që nuk kemi distancime. Ilir Meta, Basha, Rama. Kanë vetëm një votë, si çdo qytetar i Shqipërisë, ndaj duhet të heqin dorë ndaj presioneve. Është një proces demokratik i pakthyeshëm që se ndal dot. Secili duhet të bëje detyrën e tij dhe askush nuk i pengon dot”, tha Meta.
Sigal