Dhuna në Vërri/ Monika Kryemadhi i thotë Edi Ramës: Revoltën e qytetarëve nuk do e ndalësh dot

639
Pas publikimit të pamjeve të dhunës ndaj banorëve në fshatin Vërri të Fierit, ka reaguar dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila tha se ky ishte një akt i pa precedentë dhe duhej ndalur. Sipas saj, të gjithë duhet të ngriheshin që të ndalin instalimin e impiantit të djegies. “Janë dhunuar disa njerëz në Vërri, se kanë mbrojtur tokat e tyre. Kjo ka ndodhur, se një kompani ka fituar një tender korruptiv, për të djegur plehrat. Beteja në Vërri nuk është beteja e banorëve, por edhe e gjithë qytetarëve. I bëj thirrje çdo militanti të LSI-së, që të shkojë atje në ndihmë të tyre. I bëj thirrje kompanisë që të heqë dorë, se më pas do të jetë shumë vonë. I bëj thirrje Edi Ramës që të heqë dorë nga plehrat, se do të përfundojë vetë në kazanin e plehrave. I kërkoj Edi Ramës që të mbajë premtimin, për mosndërtimin e këtij inceneratori. I bëj thirrje dhe kryebashkiakut, i cili me dhunë po merr firmat e kryepleqve, Mund të fitosh katër firma, po nuk do ndalësh dot revoltën e qytetarëve. Prandaj u bëj thirrje të gjithëve që të marrin pjesë në protestën e 27 janarit, për të ndaluar këtë akt të qeverisë”, u shpreh Kryemadhi.
Sigal