Dhuna në Maqedoni, Meta: Urtësia dhe dialogu, vendimtare për krizën

486
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta reagon për ngjarjen e rëndë që ndodhi sot në Kuvendin e Maqedonisë. Ai dënoi sulmin, ndërsa apeloi për ndalim të dhunës.
“Stabiliteti i Maqedonisë kyç për Ballkanin. Urtësia dhe dialogu janë vendimtare në këto momente tepër kritike”, tha Meta.
Sakaq, Kryeministri Edi Rama foloi sot për herë të parë për situatën në Maqedoni duke iu kërkuar shqiptarëve atje të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve. Kreu i qeverisë, të cilin opozita e sotme në Maqedoni dhe Presidenti Ivanov e quan nxitës të platformës shqiptare tha në “Top Story” se Gruevski e pranoi platformën shqiptare dhe se refuzimi i saj tani që Ahmeti shkoi në koalicion me Zaev është hipokrizi.
Fill pas zgjedhjes në krye të Kuvendit të Maqedonisë të shqiptarit Talat Xhaferi, përkrahës të Gruevskit dhe qytetarë mësynë në këtë institucion, ndërsa dhunuan deputetë.
Sigal