Dhuna në Kuvend, PD:Ndreu presion drejtësisë, Gjykata të mos ndikohet!

445
Sigal

TIRANE – Edhe këtë të mërkurë Partia Demokratike ka dalë sërish me një deklaratë sa i përket dëshmisë së deputetit socialist Pjerin Ndreu për goditjen e deputetit të PD-së Gent Strazimiri.

Sipas Nënkryetarit të demokratëve Edmond Spaho, deklarata e Ndreut në Gjykatën e Lartë se vetëm sa e ka prekur Strazimitin, është e pashembullt.

Spaho tha se Gjykata e Lartë, ku Ndreu dhe deputeti tjetër socialist Arben Ndoka po gjykohen për goditjen për shkak të deturës ndaj kolegut demokrat, nuk duhet të ndikohet nga shantazhi i Pjerin Ndreut. Sipas tij, ai po i bën presion gjykatës për t’ia hedhur drejtësisë. 


Deklarata e plotë e nënkryetarit të PD-së Edmond Spaho

Eshtë qesharake dhe mund të regjistrohet si një nga mashtrimet më të paturpshme, ajo që bëri i pandehuri Pjerin Ndreu në derën e Gjykatës së Lartë, kur tha se ai vetëm e ka prekur deputetin Strazimiri.

Pamjet filmike janë prova që i kanë parë të gjithë qytetarët dhe që i kanë të gjitha mediat vizive.
Këto pamje, tregojnë qartazi dhunën e egër, dhe agresionin plot urrejtje të të pandehurit Ndreu, ndaj deputetit Strazimiri, në ambjentet e Kuvendit, menjëherë pasi kolegu ynë kishte mbajtur një fjalim ku denonconte inkriminimin e grupit parlamentar të Partisë Socialiste.

Eshtë e qartë se deputeti që është marrë i pandehur nga Prokuroria për goditje për shkak të detyrës, është i gatshëm të sajojë gjithcka për tia hedhur drejtësisë. Për ti bërë presion Drejtësisë.

Në dëshpërim, i pandehuri i thotë publikut se kjo dhunë primitive, pas krahëve, qenka një prekje.
Ne i kërkojmë Gjykatës të mos ndikohet nga shantazhet e njeriut të Edi Ramës, por ta cojë cështjen deri në fund e të bëjë drejtësi.

Partia Demokratike nuk do të ndalet derisa dekriminalizimi të bëhet, dhe clirimi i parlamentit dhe i politikës nga të inkriminuarit, do të bëhet, pavarësisht pengesave që po nxjerr Edi Rama.