Dhuna ndaj studentëve, reagon Mehmetaj: Mjaft më! Ruaj veten Kryeministër, fundi yt do të jetë shumë i ashpër

516
Sigal

Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Kejdi Mehmetaj ka reaguar ashpër ndaj dhunës së ushtruar nga ana e Policisë së Shtetit mbi studentët protestues.

Mehmetaj ka thënë se Rama e ka këputur edhe atë fije të hollë që e mbante në kufinjtë e ekstremit të sjelljes si një drejtues shteti, teksa ka shtuar se ky do të jetë fundi më i ashpër.

Statusi i plotë: 

Gënjeshtarit patologjik që kemi për KM duhet ti bëjnë gati dhomën tek 5-sa. Duket se e ka këputur edhe atë fije të hollë që e mbante në kufijtë ekstrem të sjelljes që duhet të ketë një drejtues shteti. Policinë e Shtetit që e vuri në shërbim të bandave tani po e ngre kundër studentëve, si e vetmja formë që i ka mbetur për të kontrolluar situatën.
Vetëm sot i ke gënjyer mbi 3 herë shqiptarët, prandaj ata nuk të besojnë më, prandaj studentët nuk do i ndalojnë protestat.

1- Meritë-Preferenca është sistemi që u ngrit nga qeveria Berisha dhe falë atij sistemi studentët nuk përdornin dot miq për tu pranuar në Universitete, ky sistemi jot ka 3 vite që shkakton traum në familjet e maturantëve.

2- Familjet shqiptare shpenzojnë më shumë se familjet e rajonit për shkollimin e fëmijëve sepse tekstet shkollore, mjetet mësimore dhe tarifat e studimit e korrupsionit janë më të larta se kudo në rajon e më gjerë falë politikave klienteliste të qeverisë tënde.

3- Programi i Praktikave në Institucionet Shtetërore ka filluar që në vitin 2014 (sukses-dështimin e të cilës e provuan në kurriz studentët) dhe kjo shfaqje sot nuk ishte asgjë më shumë se furçat me bojë që je mësuar tu hedhësh godinave të rrënuara.

Mjaft më! Ruaj veten Kryeministër, fundi yt do të jetë shumë i ashpër.