Dhuna ndaj Strazimirit, Topalli: Na mbetet vetëm të vritemi që gjykata të japë një vendim ndryshe

477
Ish-kryeparlamentarja, Jozefina Topalli, akuzoi kryeministrin Edi Rama se ka blerë të gjitha gjykatat e vendit, duke komentuar kështu vendimin e djeshëm për pushimin e çështjes për dhunën ndaj deputetit demokrat, Gent Strazimiri.
“Vendimi i djeshëm është një vendim i zi, sepse nuk është vendim i drejtësisë, por vendim politik i dhënë nga Rama dhe i lexuar nga gjykatësit e padenjë të Gjykatës së Lartë.
Është vendimi më i frikshëm sepse tregon se opozita është e ndaluar të akuzojë”, tha Topalli në seancën e sotme në Parlament. “Na ka mbetur vetëm të vritemi që Gjykata e Lartë të marrë vendim ndryshe. Drejtësia ka rënë. Ky është alarmi”, tha Topalli.
Sigal