Dhuna ndaj gazetarit Doçi, reagon Vasili: Policia u soll si bandite duke shkelur çdo ligj!

459
Sigal

Pas dhunës së ushtruar ndaj gazetarit Enver Doçi nga ana e policisë ka reaguar edhe Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili.

Në një postim në Facebook, Vasili shkruan se policia u soll si bandite me gazetarin duke shkelur çdo ligj.

Më poshtë postimi i plotë i Vasilit:

Ku është ligji, pse nuk arrestohen ata, që dhunuan gazetarin Enver Doçi!!!

Policia u soll si bandite me gazetarin Enver Doçi, duke shkelur çdo ligj.

Po këta të policisë e forca speciale e lloje e soje çfarë janë, pse nuk arrestohen?

Protestuesit e ndershëm Prokuroria i arreston brenda minutës kurse horrat e policisë jo.

Ky është shtet horrash për horrin.