Dhoma zgjedhore: Çereku i votuesëve nuk kanë gjetur emrin në fletët e votimit

382
Dhoma zgjedhore publikoi raportin e parë lidhur me ecurinë e procesit të votimit të zgjedhjeve vendore 2015. Ajo që mund të konsiderohet edhe si problematika me e madhe e këtyre zgjedhjeve është fakti se çereku i votuesëve nuk kanë gjetur emrin në fletët e votimit dhe për këtë kanë humbur të drejten legjitime. Gjetjet e raportit u grumbulluan nga 1 mijë vëzhgues që janë stacionuar në të gjithë Shqipërinë.
“ Një përqindje të madhe që shkon rreth 1.4 e votuesve, që ne dhe Qendrat e Votimit qe ne kemi monitoruar, ka rezultuar që ka patur votues, që nuk e kanë gjetur emrin e tyre në listat e votimit dhe për rrjedhojë nuk kanë mundur të votojnë”.
Ndërkohë në raport, theksohej fakti që në 37% të QV ishin gra komisonere, ndërsa kryetare ishin vetem 15%. Dhoma zgjedhore është një grup organizatash e pavarur jo partiake e krijuar me qëllim për nxitjen e pjesmarrjes të qytetarve në votime dhe sigurimin e demokracisë së qëndrueshme.
Sigal