Dhjetë çështjet e sugjeruara nga qytetarët dhe ironia e kryeministrit pas katër vitesh

513
Katër vite më parë, Rama premtoi se do të ishte zëri i qytetarëve, do të punonte për të përmirësuar, shëndetësinë, arsimin, ekonominë, bujqësinë dhe drejtësinë
Pasi bindi shqiptarët se i duhej tepsia e gjithë për vete dhe nuk kishte dëshirë për ta ndarë me askënd, kryeministri Edi Rama, tashmë ka nisur rolin e tij, duke pyetur qytetarët se çfarë duan. Nëse nuk do të kishte qenë katër vite në krye të qeverisë, të gjithë do ishin kureshtar të dinin se çfarë do të bënte kryeministri i vendit Edi Rama. Dje në një postim të zakonshëm njoftoi se ishin pyetur qytetarët më nga afër se kush ishin shqetësimet dhe problemet më të mëdha, për të cilat duhej të punohej me shpejt nga nga qeveria. Dhe ka rezultuar se shumica e qytetarëve të jenë përgjigjur se çështja me e mprehtë është drejtësia, më pas vjen administrata, arsimi, bujqësia, shëndetësia, punësimi, Rilindja Urbane, ndërtimi i shteti, ekonomia dhe turizmi. As më shumë e as më pak të gjitha këto çështje kanë qenë në programin e Partisë Socialiate në vitin 2013. Erdhi në pushtet për të plotësuar këto prioritete në dobi të qytetarëve të cilëve u mori votën. Por ndërsa gjatë fushatës nuk foli asnjë fjalë për atë se çfarë u ofroi zgjedhësve të tij në katër vite, tashmë kryeministri i zgjedhur për të drejtuar vendin në mandatin e tij të dytë, i pyet se çfarë duan. Të gjitha fushat që renditen nga Edi Rama, janë pika kyçe për zhvillimin e vendit dhe ngritjen e shtetit ligjor. Premtoi shëndetësi falas, por gjatë fushatës nuk e përmendi asnjëherë fjalën shëndetësi. Gjatë katër viteve do të mbahet mend për numrin e lartë të koncesioneve. Premtoi për arsim. Bëri reformën në këtë fushë, por ajo u kontestua nga akademikët dhe një pjesë e madhe e politikës. Ekonomia jo vetëm nuk pësoi rritje, por shqiptarët pas katër viteve që pushteti u drejtua nga Rama dolën më të varfër se kurrë. Turizmi nuk njohu asnjë përmirësim. Drejtësia vazhdon të jetë nën “këmbët” e politikës, pavarësisht thirrjeve të ndërkombëtarëve për të mos ndikuar në dhënien e vendimeve të ndryshme gjyqësore. Bujqësia po kështu. “Rilindja urbane” është termi i sajuar nga Rama pas marrjes së mandateve dhe në këtë fushë duket se punoi më shumë, duke mos parë përtej vijës së verdhë të qyteteve. Atë që duhet ta bënte në fushatë, kryeministri tashmë e bënë në facebook. Edi Rama duket se me këtë tabelë të publikuar ironizon gjithë shqiptarët, të cilët kanë vite që kërkojnë ngritjen e shtetit ligjor dhe çlirimin e tij nga kthetrat e politikaneve të korruptuar. 
Raporti i kryeministrit
Kreu i qeverisë ka publikuar sot një raport mbi të dhënat që janë mbledhur gjatë komunikimit me qytetarët, dhe shqetësimet më të mprehta që kanë ata.

Në Facebook, Kryeministri shkruan se tre janë çështjet më të përmendura: drejtësia, administrata dhe arsimi. Të përmendura mbi 4900, herë ato qëndrojnë në krye të listës duke bashkuar shumicën e komentuesve si fushat prioritare për katër vitet në vijim”, shkruan Rama në rrjetin social. “Nëse do të përzgjidhnim 5 çështje kyçe, ato do të ishin: Drejtësi-Administratë-Arsim -Bujqësi-Shëndetësi, të sugjeruara 5237 herë. Reforma në drejtësi, dhe ecja përpara në zbatimin e saj, dominon mbi çdo alternativë tjetër, çka do të thotë se qytetarët e vuajnë mungesën e një drejtësie të vërtetë. Jo pak e rëndësishme është edhe reformimi i administratës, një ndër kartat kryesore edhe të Kryeministrit Rama gjatë fushatës elektorale. Kjo taktikë e re e komunikimit me qytetarët, u bë publike pak ditë më parë, dhe ka për qëllim evidentimin e problematikave, dhe shpalljen prioritet të disa prej atyre që janë më në masë shqetësuese.
10 çështjet kryesuese të sugjeruara rreth 10 mijë herë në 6 mijë komente janë:
1. DREJTËSI
2. ADMINISTRATË
3. ARSIM
4. BUJQËSI
5. SHËNDETËSI
6. PUNËSIM
7. RILINDJE URBANE
8. SHTET
9. EKONOMI
10. TURIZËM
Sigal