“Dhëndri i Qazim Sejdinit goditi makinën e policisë”, Basha me qytetar dixhital: Vettingu të nisë nga Rama

472
Kryetari i opozitës Lulzim Basha ka reaguar në lidhje me ngjarjen e mbrëmjes së kaluar në Elbasan ku u godit një makinë policie gjatë një operacioni për kontrollin e mjeteve luksoze.
Tek kreu i PD-së ka mbërritur mesazhi i një qytetari dixhital që thotë se dhëndri i kreut të Bashkisë së Elbasanit ka goditur me makinë të blinduar makinën e zv.drejtorit të policisë. Basha thotë se vettingu duhet të nisë nga kryeministri.

STATUSI I BASHËS
Kur krimi i veshur me pushtet dhunon vetë policinë, vettingu duhet të nisë nga kryeministri, ministri i brendshëm e kryebashkiakët të bërë njësh me bandat: “Kryetar mirëmbrëma. Sot në Elbasan dhëndri i Qazim Sejdinit, Sokol Sanxhaktari me Suel Celën me makinë të blinduar kanë goditur makinën e zv.drejtorit te policisë Elbasan. Kjo pasi një pikë kontrolli ka kontrolluar disa ushtarë të tyre.”


Sigal