Dha dorëheqjen nga posti i kreut të LSI, Vasili: Ja pozicioni që do marr tani

490
Petrit Vasili pasi zbuloi arsyet e vendimit për dorëheqjen e tij, tregon se çfarë pozicioni do të ketë në LSI.

Në një konferencë për shtyp, Vasili theksoi se i ka propozuar Kryesisë që të marr pozicionin e kreut të ri të Grupit Parlamentar.

“Është një moment historik për LSI, pasi po mban fronit opozitar. Opozitë të vërtetë dhe as të kapur si deri më sot. Pasi Shqipëria s’ka pasur opozitë. LSI strukturon pozicionin e saj. Ndaj, në këtë funksion personalisht kam vendosur të paraqes dorëheqjen si kreu i LSI. Ia paraqita kryesisë. I kam kërkuar dhe kam marrë besimin e saj që të drejtoj grupin parlamentar të LSI, pasi fronit parlamentar do jetë një nga frontet opozitare”, tha Vasili.
Sigal