Devoll, Rama: Dera e bashkisë e hapur për të gjithë, 21 qershori, histori e re

433
Kryeminsitri Edi Rama deklaroi se në 21 qershor fillon një histori e re ku dera e bashkisë dhe e kryetarit do jetë e hapur për të gjithë. Në një aktivitet elektoral të së majtës në Devoll, kreu i socialistëve tha se vota e 21 qershorit është për të mbajtur bashkinë e re të Devollit në drejtimin e duhur. Ai u shpreh se zgjedhjet në Devoll dhe në fshatin e Devollit kanë shumë rëndësi pasi nuk është bërë shumë dhe se disa nga kryetarët e komunave janë marrë me grabitje pyjesh dhe pasurish. Sipas tij, mbas 21 qershorit bashkitë do kenë mundësi të reja dhe mbështetje të reja financiare. 
Rama tha se fushata e së majtës është një fushatë që synon të përcjellë vizionin, ambicien dhe qëllimet për 21 qershorin dhe për mbas 21 qershorit jo për politikën e madhe, por për komunitetin, duke thënë se këto janë zgjedhje për familjen shqiptare dhe marrëdhënien me komunitetin. “Janë zgjedhje për rrugën para shtëpissë, për plehratetj. Janë zgjedhje për jetën komunitare. Ndërkohë fushata e PD është një fushatë pa lidhje fare, programi i tyre është përralla e vjetër nga e kaluara që Shqipëria e refuzoi njëherë e mirë në 23 qershor 2013. Vijnë e flasin broçukulla u thonë jepini votën PD në 21 qershor se në 22 qershor do bëhet deti kos, ku boll të keni një lugë e do jetoni të lumtur. Premtojnë pensione si në Europë, drita qyl, nafta më e lirë se dhalla etj., një histori tallje e turpshme. 
Se ku i gjejnë ca kandidatë, një kalama që thotë unë punoj internet explorer. Ja ta zemë se u çmendën devollitët dhe votuan për internet explor, me ça do i ulë taksat me internet explorer dhe pensionet me internet explorer do i ngrejë”, deklaroi kryetari i PS. Rama tha më tej se të gjithë duhet të qajnë për Partinë Demokrarike, duke nënvizuar se nga një forcë e lindur si forca e shpresës, ku janë investuar shumë ëndrra dhe aspirata, është katandisur në një trup cirku që vjen vërdallë nëpër Shqipëri që sipas tij edhe Suden të kishte në krye do kishte më dinjtet në fushatë. “Se Sudja thoshte më jep një të jap dy, këta thonë më zgjidh një nga këta kandidatë dhe do zgjidhim gjithë hallet”, u shpreh Rama.
Sigal