Deutsche Welle: Ja tre vendet që frenojnë hapjen e negociatave me Shqipërinë

1002
Sigal

Ministrja e Drejtësisë kushtëzon pyetjet e gazetares së Deutsche Welle për të mos folur për 2 ministrat e Rilindjes

“Deutsche Welle” shkruan, se 3 janë vendet e BE, që mund të mos duan të hapen negociatat me Shqipërinë. Sipas, “Deutsche Welle”, e cila i referohet agjencisë “Reuters” për Gjermaninë; Franca, Holanda dhe Danimarka që po e frenojnë aktualisht hapjen e negociatave të anëtarësimit. Gjermania është më shumë pro hapjes së tyre. Sipas informacioneve të agjencisë “Reuters” për Gjermaninë janë tri vende momentalisht që e bëjnë të pasigurtë hapjen e negociatave të anëtarësimit të BE-së me Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ato janë: Franca, Holanda dhe Danimarka. Prandaj është e paqartë, nëse Komisioni Evropian do të japë dritën e gjelbër në samitin e BE-së në fund të qershorit, thuhet jo vetëm nga qarqe të KE, por edhe të qeverisë gjermane. Brenda Berlinit ka zëra kritikë për qëndrimin e Macron, se nuk po e dallon rëndësinë gjeostrategjike të Ballkanit Perëndimor për stabilitetin e Evropës, vëren “Reuters”. Për Macron nuk ka interes aq zgjerimi, se sa forcimi i bashkëpunimit brenda BE-së dhe vendeve të eurozonës. Ndërsa në Bruksel thuhet se “Macron ka ndjesinë, se do t’u hapte krahun djathtistëve në politikë, sepse për Shqipërinë mendohet menjëherë për kriminalitetin e organizuar”, shkruan “Reuters”. Edhe qeveria holandeze e argumenton qëndrimin e saj kundër menjëherë me frikërat e brendshme. Komisioni Evropian kërkon hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë, sepse dy vendet i kanë përmbushur formalisht kriteret dhe BE-së duhet t’i qëndrojë fjalës së saj.

Edhe në Gjermani ka dyshime.

Por edhe në Gjermani ka dyshime lidhur me hapjen e negociatave brenda Unionit konservator. “Reuters” shkruan se kancelarja gjermane Angela Merkel dhe ministri i Jashtëm, Heiko Mass, socialdemokrat, janë megjithatë për hapjen e negociatave. Nga qarqet qeveritare thuhet se bëhet fjalë për fillimin dhe jo përmbylljen e negociatave që zgjasin me vite.