DETAJET/ Mali i Zi i kthen përgjigje prokurorisë shqiptare: Saimir Tahiri ka udhëtuar me skaf drejt Italisë

840
Sigal

Është zbardhur përgjigja e Malit të Zi për prokurorinë shqiptare, lidhur me hetimet për ish-ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

Letërporosia zbulon detaje nga udhëtimet e Tahirit nga Mali i Zi me skaf drejt Italisë, si dhe personat që e shoqëronin ish-ministrin e Ramës në këtë udhëtim. Sipas letëpororisë skafi me të cilin udhëtoi Tahiri ishte në pronësi të një shtetasi shqiptar.

Po ashtu mësohet se nga ana e prokurorisë janë thirrur për t’u marrë në pyetje dhe personat që e shoqëronin Tahirin në udhëtimet jashtë Shqipërisë.

Kujtojmë se Tahiri akuzohet se ka bashkëpunuar me vëllezërit Habilaj dhe i ka ndihmuar ata në trafikun ndërkombëtar të drogës. Fillimisht për ish-ministrin është dhënë masa e arrestit me burg në shtëpi, masë e cila iu hoq më pas në Gjykatën e Apelit.

Prej kohës kur ka hequr dorë nga mandati i deputetit, Tahiri është përpjekur që të shmangë daljet për mediat, përveç ndonjë mesazhi të përcjellë mes fotosh në rrjetet sociale.