Detajet e reja/ Komisionerit të LSI i djegin makinat në oborr: Motive politike, autorët…

488
Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e mesnatës kur komisionerit të LSI në Shëndëlli, Konispol iu dogjën 3 makina në oborrin e shtepise.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:15 të ditës së sotme në banesën e shtetasit David Luca, i cili njëkohësisht është edhe komisioner i LSI-së në fshatin Shëndëlli të Sarandës.
Detajet e policise 
Sipas të dhënave zyrtare, rreth orës 03:13, në fshatin Shëndëlli, Konispol, është marrë njoftimi se janë përfshirë nga flakët 3 automjetet e mëposhtme:
• Automjeti tip “Volkswagen” me targë AA 193 NR, në pronësi të shtetasit N.L.
• Automjeti tip “Benz”, me targë AA 394 IR, në pronësi të shtetasit D.L. (David Luca)
• Automjeti tip “Citroen” me targë NHK 9114, në pronësi të shtetasit V.M.
Si pasojë e flakëve, mjeti i parë është djegur plotësisht, ndërsa dy mjetet e tjera janë dëmtuar pjesërisht.
Menjëherë shërbimet e policisë kanë mbërritur në vendngjarje në orën 03:45 dhe nga këqyrja që i është bërë vendit të ngjarjes, nuk janë gjetur mbetje apo prova të ndonjë lënde djegëse. Grupi hetimor po punon për dokumentonim e plotë në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Deshmia e komisionerit 
Pyetir nga mediat, Luca deklaroi se e gjitha kishte arsye politike. “Isha në gjumë kur ndodhi ngjarja, kam dëgjuar zhurmat e plasjes së gomave dhe dola jashtë, autorët u larguan për pak. Makinat ndodheshin në oborr dhe njëra nga makinat është djegur e gjitha. Më pas kam lajmëruar zjarrfikësen dhe policinë e cila ka ardhur pas dy orësh. Makinat më janë djegur për arsye politike sepse jam komisioner i LSI-së në fshatin Shëndëlli”,- tha ai.
Sigal