Dështon seanca për vettingun, mazhoranca tërhiqet

474
Seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit për miratimin e anëtarëve të komisionit ad hoc për vettingun duket se ka dështuar. Nga të dhënat e fundit mësohet se Kuvendi do të mblidhet një ditë tjetër. Shkak për shtyrjen është bërë edhe mungesa e opozitës. Gjatë ditës Rama u takua dy herë me kreun e Kuvendit, Ilir Meta, ku në fokus ka qenë pikërisht çështjen e vettingut. Opozita duket e vendosur në qëndrimin e saj për të mos u bërë pjesë e këtij procesi pa qeveri teknike.
Sigal