Dështon hapi i parë në BE për hapjen e negociatave me Shqipërinë, tre shtete kundër

557
Sigal

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian nuk u pajtuan për nisjen e negociatave të pranimit me Maqedoninë dhe Shqipërinë të martën në Luksemburg. Kështu njoftoi në mesditë media austriake “Salzburger Nachrichten”.

Sipas saj, Bashkimi Europian është ndarë lidhur me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.  “Një shumicë prej 25 vendesh të BE ka qenë në favor të mbajtjes së bisedimeve të tilla deri në qershor 2019”, tha pas diskutimeve Ministri i Jashtëm grek Nikos Kotzias. “Por, Franca, Hollanda dhe Danimarka qenë kundër, i bllokuan”.

Image

Takimi që po mbahet me kryediplomatët e BE në Luksemburg, në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të BE-së, është një iniciativë e Ministrit të Jashtëm të Greqisë, Nikos Kotzias.