Dështimi i rradhës i ministrit Bushati, kolegët ballkanas i kthejnë shpinën

479
Sigal

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit bojkotojnë konferencën e SEECP në Tiranë, që kryeson Shqipëria

Më datë 23 dhe 24 shkurt do të zhvillohet në Tiranë konferenca rajonale e SEECP, e cila mbledh të gjitha vendet e Europës Juglindore për të diskutuar rreth bashkëpunimit midis shteteve dhe problematikave që ekzistojnë në rajon.
Ministrat e Jashtëm, të Ballkanit e bojkotojnë
Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, pak kohë më parë, ka refuzuar një kërkesë të OSBE-së dhe të faktorëve të tjerë ndërkombëtarë, që Shqipëria të kryesonte Komitetin Ekonomik të OSBE-së. Madje ky qëndrim mohues i ministrit Bushati u bë object I akuzave të opozitës, për rolin pasiv të diplomacisë shqiptare, në rolin që duhet të ketë përfaqësimi i Shqipërisë në organizmat ndërkombëtarë. Si të mos mjaftonte kjo, mininistri Bushati pëson dështimin e rradhës, pasi edhe në konferencën rajonale të SEECP (Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore) Bushatin e bojkotojnë vendet e Ballkanit, por edhe të tjerë, duke dërguar përfaqësues të niveleve më të ulta, dhe nuk do të marrin pjesë me ministrat e tyre të jashtëm.
Gazeta “Telegraf”, ka mundur të mësojë edhe listën e pjesëmarrësve nga vendet e rajonit që kanë konfirmuar praninë e tyre në këtë konferencë. SEECP organizohet çdo vit në kryeqytetet e vendeve të Europës Juglindore dhe pjesëmarrja e lidërve në këtë konferenc varet shumë nga raportet e vendeve me njëra tjetrën. Ajo që bie në sy kur lexon emrat në listën e publikuar, vihet re një përfaqësim në nivel të ulët të vendeve të Ballkanit Perëndimor që do të jenë të pranishëm në Tiranë.
Qeveria greke, dërgon zv/ministrin
Ministria e Hashtme greke, sipas burimeve të sigurta të “Telegraf”, ka konfirmuar se Zv. Ministri i Jashtëm për Çështje Evropiane i Greqisë z. Nikos Hundis, do të zhvillojë një vizitë dyditore, ditën e hënë 23 dhe ditën e martë 24 Shkurt, në Tiranë, ku do të marrë pjesë në takimin e Ministrave të Jashtëm të vendeve anëtare të SEECP (Procesi i Bashkëpunimit të Evropës Juglindore), aktivitet i cili organizohet nga presidenca shqiptare e SEECP.Pra, edhe pse Greqia, normalisht, duhet të merrte pjesë me ministrin e Jashtëm, për më tepër, sepse në Shqipëri është edhe minoriteti më i madh grek. Dhe e dyta, si qeveri e re, Greqia duke dërguar zvministrin e Jashtëm, në një takim kaq të rëndësishëm të Rajonit, dëshmon qartazi, që jo vetëm nënvlerëson takimin, por i dërgon mesazh të drejtëprdrejtë edhe vetë ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Bushatit, që është e pakënaqur nga qëndrimet e para të tyre, për mosurimet publike, që duhet të kishin dërguar qeveria jonë për qeverinë e re.
Edhe shtetet e tjera ballkanase shpërfillin Bushatin

Serbia, Kroacia dhe Sllovenia do përfaqësohen në Tiranë me Sekretarët e Shtetit pranë ministrisë së Jashtme, ashtu si edhe Rumania, ndërsa në listë nuk figuron asnjë përfaqësues i Bullgarisë dhe Bosnje-Hercegovinës. Gjithsesi, sa i përket vendeve fqinje ato do të jenë të përfaqësuara në rang ministrash. Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi do të përfaqësohen me ministrat e Jashtëm. Ministri i Rinisë dhe Sporteve do të përfaqësoje Turqinë, ndërsa Austria dhe Moldavia nga zëvendësministrat e Jashtëm.
Ja listat e pjesëmarrësvje në konferencën e SEECP-së:

Ditmir Bushati, Ministër i Jashtëm i Shqipërisë,

Hashim Thaçi, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Kosovës,

Igor Lukshiq, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Jashtëm i Malit të Zi,

Nikolla Poposki, Ministër i Jashtëm i Maqedonisë,

Akif Cagatay Kiliç, Ministër për Rini dhe Sport i Turqisë,

Nikolaos Chountis, Ministër për Çështje Evropiane i Greqisë,

Iulian Groza, Zëvendësministër i Punëve të Jashtme dhe Integrimeve Evropiane i Moldavisë,

Dragoljub Bencina, Sekretar i Shtetit në MPJ e Sllovenisë,

Roksanda Nincic, Sekretare e Shtetit në MPJ e Serbisë,

George Ciamba, Sekretare e Shtetit në MPJ e Rumanisë,

Zeljko Kupresak, Sekretar i Shtetit në MPJ e Kroacisë,

Romana Vlahutin, Ambasadore e Delegacionit të KE-së në Tiranë,

Zanda Lukasevica, Sekretare e Shtetit për Politikë të Jashtme e Lituanisë,

Michael Linahrt, Zëvendësministër i Jashtëm i Austrisë,

Goran Svilanoviq, Sekretar Gjeneral i RÇ’së.

Petraq Barjami