Dëshira Subashi: Zoti Tahiri, Kur do t’i ktheni drejtësinë e merituar vendit

162
Dëshira Subashi, ish zëvendëskryetare e KQZ-së dhe gjykatëse e Apelit, duke iu referuar statusit të ministrit të Brendshëm, Saimir Tahirit, i ngre një pyetje, që shqetëson gjithë shqiptarët. “Kur do të përfundojë reforma në drejtësi, për t’i kthyer drejtësinë e merituar vendit. Me drejtësinë me lidh e drejta ime, e jote, e atij, pa besimin tek drejtësia nuk mund të arrihet asgjë në objektivat politike.” Ja dialogu i Dëshira Subashit, me ministrin Saimir Tahiri në facebook. “Po po është e vërtetë një mungesë besimi e publikut tek drejtësia. Por drejtësia është fajtore e vetme? Unë mendoj se jo! E thotë dhe z. Tahiri këtë, duke bërë bashkëfajtore politikën!!! Konstatim, por për kë është ky konstatim? Qeverisja, ku bën pjesë z. Tahiri, ka afro dy vite pa ndryshuar a reformuar drejtësinë. Kur do të përfundojë reforma në drejtësi, për t’i kthyer drejtësinë e merituar vendit. Me drejtësinë më lidh e drejta ime, e jote, e atij, pa besimin tek drejtësia nuk mund të arrihet asgjë në objektivat politike. Me drejtësinë është e lidhur e ardhmja e të drejtave të njeriut. Mos harroni z. Tahiri, që unë kam qenë një nëpunëse e lartë e shtetit, madje e propozuar nga forca juaj politike në dy mandate, sipas ligjit dhe prej më shumë se dy vitesh drejtësia më ka mohuar të drejta të ligjshme. Ju besoj e dini, pse heshtni përballë një padrejtësie flagrante të bërë nga KLD? Për Arben Frrokun flisni se mungon besimi publik tek drejtësia, për padrejtësitë ndaj meje, të bëra nga struktura të drejtësisë jo, pse? Kjo nuk është drejtësia, që kthen besimin e publikut.