Dervishaj: LSI forcë fituese dhe drejtuese pas 18 qershorit

441
Ministri i Transportit, Sokol Dervishaj, shpreh bindjen se LSI do të jetë forcë fituese e rrjedhimisht edhe forcë drejtuese pas 18 qershorit.

Sipas tij ky është vullnet i njerëzve, të cilët kërkojnë që filozofia e LSI të drejtoj vendin.

“LSI do të jetë forcë fituese dhe rrjedhimisht drejtuese. Ne jemi gati të drejtojmë vendin. Koha dhe njerëzit kërkojnë që filozofia e LSI të drejtoj vendin, dhe ne nuk mundemi kurrsesi të bëjmë gjë tjetër vetëm se t’i bindemi këtij vullneti dhe të punojmë fort t’a arrijmë këtë objektiv”.

Në zgjedhjet e reja parlamentare, Dervishaj është i dyti në listën e kandidatëve për deputetë të LSI në qarkun e Vlorës.
Sigal