Dërgohet në gjyq drejtoresha që menaxhonte 60 milionë Euro

595
Sigal

Një seri tolerimesh për shkeljet penale të kryera nga strukturat vartëse e ka dërguar vetë ish-drejtuesen e Drejtorisë së Paketave Shëndetësore, Lediana Mehmeti para gjykatës, e akuzuar zyrtarisht për “shpërdorim detyre”.

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet për Mehmetin dhe kërkon nga gjykata ta gjejë atë fajtore për disa shkelje të rënda gjatë kryerjes së detyrës së saj. Mehmeti, u ngarkua që të menaxhonte rreth 60 milionë euro fonde publike, të cilat shpenzoheshin për blerje e pajisjeve mjekësore për spitalet rajonale të Shqipërisë. Nga hetimet e Prokurorisë së Tiranës, është konstatuar se ish-drejtoresha Mehmeti, nuk ka marrë asnjë masë administrative dhe nuk ka kallëzuar penalisht disa zyrtarë rajonalë, për të cilët ajo është vënë në dijeni se kanë kryer abuzim me detyrën.

Në kërkesën për gjykim, janë parashtruar raste konkrete se si Lediana Mehmeti ka kryer edhe shkelje të tjera në politikën e kuadrit, duke shkarkuar padrejtësisht 37 persona nga puna dhe duke emëruar persona të tjerë, në kundërshtim me ligjin. Kështu, nga akt verifikimi nr. 15 dhe 15/1, ka rezultuar se spitalet rajonale Berat dhe Shkodër kanë prokuruar medikamente dhe materiale spitalore ne kundërshtim me ligjin.

Faktet e mësipërme i janë raportuar drejtoreshës Mehmeti nëpërmjet akteve te mësipërme te kontrollit drejtueses se institucionit dhe ishte detyra e saj qe për këto akte korruptive te raportuara fare qarte nga vartësit e saj te merrte masat administrative dhe te bënte kallëzim penal. Por, siç rezulton nga hetimi, Lediana Mehmeti nuk ka ndërmarrë asnjë masë penalizuese për vartësit e saj.