Deputetja Tabaku: Pronari i “Gulf” është bashkëpronar me Besnik Sulon edhe në biznese të tjera

559
Për skandalin e falimentimit të kompanisë së tregtimit të naftës “Gulf” e cila rezultoi të kishte ngritur një skemë gati piramidale shitjeje tolonash nafte dhe benzine me çmime deri 30 për qind më të ulëta se tregu, reagon edhe PD-ja. Deputetja Jorida Tabaku, ndër të tjera thotë: “Në 12 Shtator të 2013 filloi biznesin “Gulf” në Shqipëri ku Ministri Gjiknuri i pranishëm theksoi, se nga kjo ditë do të fillonte një histori e re suksesi në fushën e karburanteve. Po çfarë ndodhi në të vërtetë? Në fakt sot 5 vite pas operimit të kësaj kompanie ajo ka mbyllur dyert, pasi ka krijuar një piramidë duke shitur karburantin me tolona me çmim 25% më të ulët se tregu dhe ka grumbulluar rreth 5 milionë Euro. Ndërkohë që nafta e prodhuar në vend është rritur nga 12 000 ton në 167 000 ton (me një vlerë në treg prej 200 milionë euro). Kjo tregon se nafta e “ARMO” është hedhur në treg dhe është shitur pavarësisht cilësisë së ulët të saj. “Gulf” ka qenë i vetmi rrjet që ka tregtuar naftën e ARMO-s. Këto dy kompani kanë qenë të lidhura me njëra-tjetrën me klientin e preferuar të qeverisë. Albano Aliko është njëkohësisht pronar dhe i bizneseve të tjera me Beson. Njësoj si ARMO që kishte detyrime të papaguara prej 60 mln euro dhe “Gulf” operonte me të njëjtën skemë. Ministri Gjiknuri gjithashtu hesht, megjithëse ka deklaruar për standardin e lartë të investitorëve të huaj. A duhet të flasë për këtë ministri Ahmetaj, Gjiknuri apo dhe institucione të tjera? Drejtoria e Pastrimit të Parave? Drejtoria e Hetimit tatimor?
Sigal