Deputetja që zëvendësoi Topallin i kujton Ruçit 91-shin në Shkodër, ja çfarë i thotë kreu i Kuvendit

525
Deputetja demokrate e zgjedhur në Shkodër Izmira Ulqinaku që u cilësua si zëvendësuesja e Jozefina Topallit, ka folur në seancën e sotme plenare duke e nisur fjalën me zgjedhjen e Gramoz Ruçit në Krye të Kuvendit dhe duke i kujtuar ngjarjet e vitit 1991 në qytetin e saj ku u vranë 4 të rinj.
Gramoz Ruçi ka qenë një ish-funksionar i viteve të fundit të regjimit, Ministër i Brendshëm në momentin e ngjarjeve të 2 prillit ’91 në Shkodër, ku u zhvillua një protestë masive, që çoi në ekzekutimin e 4 personave të pafajshëm.
Por pasi ajo ka mbaruar fjalën, kreu i Kuvendit në një replikë i kujtoi se ajo në vitin 1991 ka qenë vetëm disa muajshe dhe nuk i ka vënë faj për ‘paditurinë’
“Dëgjova që lakove emrin tim në raport me Shkodrën, fole për një kohë që nuk është faj jot që ishte disa muajshe në ’91. Fole për një kohë që nuk është faji jot në 92 që ishe 1 vjeçe. Nuk është faji jot që nuk mund ta ndiqje çdo gjë që është live në lidhje me Ruçin dhe 91. Mundohu të njohësh mirë historinë e fakteve dhe ngjarjeve. Unë jam krenar që shkodranët më mirëpresin me duar në xhepa dhe më votojnë”, tha Ruçi.
Sigal