Deputetja Hysi: Deputetët kanë frikë nga LGBTI, por s’patën turp, kur u ulën me kriminelë në parlament

600
Nën/kryetarja e Kuvendit, Vasilika Hysi, e cilësoi të patolerueshme sjelljen e një pakice deputetësh në raport me komunitetin e LGBTI. Deputetja Hysi tha se ligjvënësit nuk patën turp kur u ulën përkrah kriminelëve në Parlament, ndërsa stepen kur flitet për LGBT, se kanë frikë se humbasin elektoratin. 

Hysi: “Në këtë Kuvend krah për krah me ne kanë qenë të ulur kolegë pa integritet, të përfshirë ose të dyshuar për lidhje me botën e krimit, ose të korruptuar. Mes nesh ka pasur deputetë, kolegë dhe kolege që nuk e meritonin të ishin në Kuvend dhe janë pranuar dhe nuk na ka ardhur turp që i kemi pasur një pjesë. Ndërsa kur flasim për çështjet e LGBTI ka kolegë që i zë tmerri dhe nuk e pranojnë diskutimin e kësaj çështjeje. Sa herë që ka çështje që lidhen me këtë komunitet ka një hezitim, ka frikë, kanë frikë mos humbasin mbështetësit e tyre në zonat elektorale, disa nuk kanë informacionin e duhur. Unë i kuptoj, por nuk i mirëkuptoj.”
Sigal