Deputetja Hafizi mbështet Blushin: Kritika e socialistëve të Shkodrës për zgjedhjet në parti

430
Deputetja socialiste Mimoza Hafizi i bashkohet Ben Blushit në debatin për hapjen e garës për postin e kryetarit në këtë parti. Përmes një postimi në Facebook, Hafizi shkruan se i bashkohet Blushit në kërkesën për respektimin dhe zbatimin e statutit të Partisë Socialiste, e normave themelore të qënies bashkë në këtë grupim të madh politik.
“I kam ofruar mbështjetje në rrugëtimin dhe platformën për Kongresin e ardhshëm të Partisë. Do mundohem të përcjell në këtë dokument dhe në aspiratat tona për të ardhmen e partisë ku bëjmë pjesë, të gjithë përvojën e punës sime shumëvjeçare me strukturat socialiste të Tiranës e Shkodrës, zërin kritik të socialistëve shkodranë, analizat e përgjegjshmërisë qeverisëse deri në nivel bazë dhe reflektimet për një frymë të re bashkëpunimi e respekti. Kauza e një partie të madhe nuk i përket vetëm anëtarëve të saj, por cdo qytetari – mbyll postimin e saj deputetja e Shkodrës.
Sigal