Deputetja Eleni Qirici, apel për ministrin Blendi Klosi

884
Sëmundja e Trombozës i ka marrë të dyja këmbët, ndërsa shteti nuk i lidh pensionin e invaliditetit 

42 vjeçarja Adriatike Muço nga Trebinja e Pogradecit, prej më shumë se 7 muajsh, dergjet në shtrat për shkak të sëmundjes së trombozës, e cila fillimisht i mori njërën këmbë, ndërsa pak javë më parë, mjeket i kanë prerë edhe këmbën tjetër, pasi sëmundja ishte përhapur frikshëm edhe në këmbën tjetër. Edhe pse të afërm të 42 vjeçares i kanë futur letrat për trajtimin e saj me pension invalidi,ajo ende nuk ka mundur ta përfitojë atë.Duket se ngërçin kryesor e sjellin ndryshimet ligjore të bëra, të cilat kërkojnë që në 5 vitet e fundit ajo të ketë 1 vit e siguruar, gjë të cilën 42 vjeçarja nuk e ka, pasi atje ku ka punuar për gati 8 vjet nuk i janë paguar sigurimet shoqërore. Sot përveçse pa këmbë Adriatikja duhet të përballet edhe me mugesën e parave për të blerë ilaçet qe i duhen për t’u mjekuar. Këte të shtunë ajo u vizitua nga Deputetja e Korçës Eleina Qirici, e cila u njoh nga afër me gjendjen e 42 vjeçares, ndërsa premtoi se do të ndjekë çdo rrugë ligjore në mënyrë, që 42 vjeçarja të përfitojë atë, çka i takon në gjendjen në të cilën ndodhet.Qirici i ka nisur kontaktet e para në institucionet përkatëse, ndërsa javën e ardhshme mund të jepen edhe rezultatet e para. Adriatike Muço ka edhe një vajzë gjimnaziste, e cila tashmë duhet të zgjedhë mes shkollës dhe kujdesit ndaj nënës së saj, e cila ka nevojë 24 orë për shërbim. Aktualisht familja nuk përfiton asnjë ndihmë nga shteti shqiptar.
Sigal