Deputetja e LSI-së: Kuvendi s’ka më etikë. Kod lufte e ngacmime seksiste

142
Deputetja e LSI-së, Nora Malaj tha se deputetët e shumicës kanë fyer deputetet e opozitës. Në një dalje për mediat nga jashtë Kuvendit, ajo tha se ka në parlament ka mabrruar kodi i etikës dhe ka filluar kodi i luftës dhe i ngacmimit seksist.
”Kuvendi është vendi i fjalës. nëse duam të kalojmë dhe të japim alternativa që janë për tekste falas askush nuk ka të drejtë as të fyejë dhe ndalojë. Parlamenti është i të gjithë atyre që kanë vendosur deri në fund kauzën e së drejtës. Nëse do kishit dëgjuar sot se çfarë fyerje iu bënë deputetët e pozitës deputeteve të opozitës, do të kishit kuptuar se ka mbaruar kodi i etikës dhe ka filliar kodi i luftës dhe i ngacmimit seksist në Parlamentin shqiptar”,-tha Malaj.
E shoqëruar nga Kejdi Mehmetaj dhe Floida Këpaçi, Nora Malaj u përplas edhe me deputetin socialist Taulant Balla. “Ju jeni modeli më i keq që mund të ketë rinia shqiptare”, iu drejtua ai deputeteve kreu i grupit parlamentar socialist.
“Taulant Balla duhet t’u japë llogari shqiptarëve se si votoi me 74 vota kundër propozimit për librat falas për fëmijët”, deklaroi deputetja Këpaçi.
”Keni frike nga fjala e lirë e opozitës se jeni të kapur kokë e këmbë nga krimi dhe korrupsioni”,-tha Mehmetaj.