Deputetja e LSI me duar të gjakosura: Policia më tërhoqi zvarrë

503
Deputetja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Floida Kërpaçi, u shfaq duke folur përpara gazetarëve me duar të gjakosura.
Ajo akuzoi policinë e shtetit se e kishin tërhequr zvarrë gjatë momentit që po ndihmonte një grua gjatë protestës opozitare jashtë ambienteve të Kuvendit.
“Nuk është kjo policia që duam, më tërhoqën zvarrë, më mbuluan me gjak, kjo është qeveri droge, qeveri krimi. Isha duke i dhënë ndihmë një zonje që po e tërhiqnin zvarrë, dhe më tërhoqën dhe mua zvarrë. Ishte një qytetare e lirë e Shqipërisë duke protestuar. Kjo nuk është policia që duam. Krimit e drogës i shtrojnë tapet të kuq, neve na shtrojmnë me gjak,” tha Kërpaçi.
Situata u tensiona jashtë godinës së Parlamentit, me qytetarët që kërkonin të kalonin kordonin policor.
Sigal