Deputetja e LSI Klejdi Mehmetaj: Arroganca nuk mund të fshehë gënjeshtrat e ministrit Bushati

748
Deputetja e LSI Klejdi Mehmetaj në një postim në facebook ka reaguar mbi sjelljen arrogante të ministrit Bushati, të shfaqur sot në komision. Sipas deputetës Mehmetaj arroganca e Bushatit ka të bëj me kamuflimin e të pavërtetat e tij.
Postimi i Plotë:
Arroganca nuk mund të fshehë gënjeshtrat e ministrit Bushati!
Sjella arrogante e Ministrit Bushati sot në Komision me çduket ka patur për qëllim të kamuflojë të pavërtetat që tha.
Ndërkohë që Bushati foli për diskutime lidhur me çështjen Çame dhe theksoi se po gjenden zgjidhje për pronat e tyre, Ministri Grek Kotzias thekson se asnjë diskutim nuk është bërë mbi këtë çështje.
Çdo iniciativë që shërben për të forcuar marrëdhëniet me partnerët tanë është e mirëpritur dhe vlen të përshëndetet, por kur nga qveria serviren gënjeshtra të gjithë fillojmë të dyshojmë.
Megjithatë nuk duhet të habitemi
Kjo qeveri gënjeshtrën e ka kthyer në institucion!
Sigal