Deputetja e LSI, Floida Kërpaçi: Qeveria duhet të punojë për të gjithë qytetarët dhe jo vetëm për oligarkët

645
Intervista e Deputetes së LSI-së, Floida Kërpaçi për Report TV
Ka një lloj problemi, edhe qoftë një i vetëm të jetë, edhe unë do të shkoj aty, edhe të gjithë bashkë do të bashkohemi, sepse problemi ekziston dhe e treguan kuksianët, protestat vazhduan nga qytetarët shqiptarë në katër akset kryesore të Shqipërisë, pra kemi qenë gjatë gjithë kësaj jave të angazhuar me qytetarët shqiptarë për të protestuar dhe vazhdon edhe sot. Në këtë fundjavë pashkësh ku familjet shqiptare festojnë edhe dua tiu uroj të gjithëve mbarësi, përsëri ndodhen aty për të treguar që pavarësisht çdo gjëje problemet e tyre janë akoma dhe më të mëdha edhe nuk mund të qëndrojnë të heshtur edhe nuk mund të mos e ngrejnë zërin për këto padrejtësi. Protesta do të vazhdojë kështu që unë mesa pashë pak te televizori ndërkohë që ishin mbledhur te parku rinia gjatë rrugës duke ecur po iu bashkoheshin edhe shumë qytetarë të tjerë. Kështu që besoj që gjatë kohës që do të vazhdojë akoma dhe më shumë qytetarë do të bashkohen duke treguar që problemet për ata qytetarë shqiptarë që janë ngritur janë probleme që përfaqësojnë edhe ata vetë si papunësia, ekonomia, një e ardhme e pasigurt në Shqipëri. Një realitet që asnjërit prej nesh nuk i pëlqen që ta thotë por që është realiteti që kjo qeveri me politikat e saj të gabuara dhe me një strategji të paorientuar ka mbjell në Shqipëri.
Kemi parë shpesh herë aksione opozitare por që nuk është se kanë shkuar deri në fund. Duket se ajo çfarë ndodhi me Kukësin ishte vetëm zanafilla apo hapi i parë që të paktën ktheu shpresën sikurse janë shprehur edhe protestuesit. E pasoi me një protestë nga subjektet në opozitë me bllokimin e disa segmenteve rrugore. Mund ta cilësojmë si një hap themelor për nisjen e protestave në mbarë vendin?
Në fakt unë nga takimet me qytetarët çdo ditë mund të kuptoj një lloj revolte brenda dhe mund të them që në atë lloj revolte nuk ka më kthim mbrapa. Pse? Sepse me ato lloj programesh dhe politikash të gabuara që ka ndjekur qeveria familjet shqiptare nuk kanë mundësi për të kaluar muajin sepse të ardhurat e tyre janë të pakta. Të rinjtë shqiptarë nuk kanë mundësi punësimi sepse vendet e punës dhe zyrat e punës nuk janë reale por janë fiktive. Them që duhet ta heqim njëherë e përgjithmonë këtë luftën ndaj familjeve të varfra dhe duke pasuruar vetëm një pjesë të shoqërisë që ne i quajmë dhe janë oligarkët. Dhe në këtë situatë që është shumë e vështirë asnjë nuk mund të rri pa folur dhe pa u ngritur. Unë kam dhe një rast nga koleget e mia të universitetit të cilat po thoshin që duhet të ngrihemi të gjithë sepse e vetmja alternativë që kanë po them sot të rinjtë që janë studentë të universitetit të mjekësisë është të shkojnë jashtë sepse nuk ka mundësi punësimi. Nuk kanë një të ardhme, një punë të sigurtë, një punë të mirëpaguar. Familjet e tyre nuk punojnë, masterat janë në një nivel dhe shifër alarmante. Dhe në një situatë të tillë ti ndodhesh në një udhëkryq ku ke vetëm një rrugëtim, të protestosh të ngresh zërin dhe ta bësh këtë qeveri të kuptojë që nuk është qeveria që duhet të punojë vetëm për një grusht njerëzish që i shërbejnë asaj, por qeveria që është për qytetarët e saj duhet ti shërbejë të gjithë qytetarëve me të njëjtin standard dhe ti trajtojë në mënyrë të barabartë. Sot qytetarët shqiptarë nuk trajtohen në mënyrë të barabartë dhe kemi të bëjmë me një pabarazi në nivele alarmante.
Ndërkohë në Kukës, pamë shenja dhune, pamë shkatërrim, a është kjo filozofia në të cilën duhet të protestohet?
Unë kam shkuar në Kukës, në 1 prill në rradhë të parë si qytetare e vendit për të parë nga afër situatën por edhe si deputete e Parlamentit të Shqipërisë sepse kemi të bëjmë me një situatë të jashtëzakonshme. Dhe për të parë dhe më nga afër se cilat ishin ndjesitë dhe arsyet dhe çfarë problemesh kishin qytetarët e Kukësit. Dhe sesi ne me zërin tonë mund të ngrinim problemet e tyre.
Ajo që vura re aty është që kishin një rebelim shumë të madh dhe një lloj mërzitje të jashtëzakonshme me situatën ekonomike ku qytetarët thoshin që ne nuk kemi mundësi të kalojmë muajin si mund të kemi mundësi për të shkuar dhe për të vizituar familjarët tanë përtej dhe duke paguar një shifër prej 10 eurosh. Pra ishte një situatë e jashtëzakonshme dhe në një situatë të tillë e parë në këtë këndvështrim, e dyta në një situatë ku në 3 të mëngjesit policët ishin ardhur edhe i kishin terrorizuar. Ku disa prej familjareve thanë që nuk e kuptuam a ishin policë apo erdhën për të na rrëmbyer në shtëpi. Dhe në situatën ku kuksianët e shihnin këtë si një taksë anti-shqiptare dhe si një lloj diskriminimi sepse për ta është e drejtpërdrejtë të paguash një taksë 10 euro. Të mos flasim që rritet për kategoritë e tjera të makinave deri në 20 euro. Dhe në këtë situatë të tillë ndjenja e tyre e revoltës ishte përtej politikës, përtej angazhimit ata ishin ngritur të gjithë bashkë për të kërkuar të drejtën e tyre. Për tu trajtuar në mënyrë të barabartë, për të lëvizur në vendin e tyre në mënyrë të lirë sepse në qoftë se rrugët do të kishin një mënyrë alternative patjetër që po. Por ne nuk kemi një rrugë alternative ajo është e vetmja rrugë. Dhe tij në këtë moment që vendos këtë lloj takse dhe nuk bën asnjë lloj konsultimi si një qeveri që pretendon se bashkëqeveris me qytetarët dhe në asnjë ditë nuk i ka pyetur se çfarë mendimi kanë për këtë taksë dhe a janë ata dakord. Padiskutim që revolta e qytetarëve shqiptar përtej të majtës dhe të djathtës padiskutim që do të jetë e jashtëzakonshme sepse këtu bëhet fjalë për jetën e tyre. Përsa i përket dhunës unë mund të them që personalisht jam pro protestave demokratike dhe paqësore por duke parë edhe situatën që më shpjeguan ata pretendonin që kishte pasur një lloj agravimi dhe tensionimi të situatës nga forcat e policisë të ardhur nga Tirana, duke pretenduar që kishte patur gaz lotsjellës përpara se të niste protesta. Dhe si e tillë kishte nisur si një protestë paqësore dhe pastaj nga inati dhe përbuzja që qeveria i kishte bërë popullit kuksian pastaj kishte kaluar në agravim. 
Ju si LSI, kishit dijeni që do të digjeshin sportelet godinat?
Jo ne nuk kishim asnjë informacion. Kishim të njëjtin informacion siç kishte edhe policia e shtetit që do të kishte një protestë e kërkuar nga këshilltarët nga të gjitha forcat politike të Këshillit Bashkiak të Kukësit për të kërkuar të drejtën e tyre për të hequr taksën për Rrugën e Kombit. Dhe ne si LSI iu bashkuam edhe protestës së organizuar nga qytetarët në katër akset e vendit tonë për të qenë me qytetarët edhe për të kërkuar disa gjëra. E para që të anullohet taksa për rrugën e kombit sepse është një taksë antikombëtare. E dyta për të anulluar taksën për bizneset e vogla sepse dhe kjo po ashtu është një takë që i mbyt familjet shqiptare. Mos të harrojmë që shumica e popullsisë shqiptare është e punësuar dhe mban familjen nëpërmjet një biznesi të vogël. Dhe në këtë mënyrë ti duke rritur taksën do të bllokosh biznesin dhe mijëra biznese do të mbyllen ashtu siç kemi dhe raportimin ku 3600 biznese janë mbyllur brenda pak kohe duke mbyllur kështu dhe vende pune, dhe duke i treguar qartë shqiptarëve që ti po i mbyll bizneset e vogla sepse do të faktorizosh disa biznesmen dhe oligarkë që kanë një rrjet biznesesh dhe të gjithë qytetarët të shkojnë drejt tyre.
Floida, ju thoni ne jemi kundër dhunës megjithatë ne pamë bllokimin e katër segmenteve kryesore, strategji e partive në opozitë. Është normale një gjë e tillë?
Ajo në fakt ishte një reagim nga qytetarët për të shkuar edhe për të qenë kudo për të ndërgjegjësuar çdo qytetar që ti bashkohen protestave për të drejtat e tyre. Unë isha në Vorë dhe shkova aty bashkë me deputetë të tjerë por edhe për të menaxhuar situatën që mos të shkonte në raste konflikti apo në raste ku të duhen që qytetarët të merren me forcë në mes të natës për tu ndjekur penalisht. Ajo që më bëri përshtypje pavarësisht se u krijua në rradhë e madhe trafiku, qytetarët u solidarizuan me protestën. Disa prej tyre dolën nga makina dhe iu bashkuan protestës në mënyrën e tyre. 
Pamë dhe diçka tjetër që protestuesit nuk i lejuan makinat që të kalonin madje i kanë kthyer..
Në fakt protestuesit, unë po marr rastin e Elbasanit, gjatë kohës që znj.Kryemadhi po mbante fjalim aty, në momentin që ka kaluar ambulanca menjëherë kanë bërë thirrje për tu hapur rruga. Ambulanca ka kaluar dhënë situata të jashtëzakonshme pa diskutim që është hapur rruga duke u ndërgjegjësuar dhe duke qenë në të gjitha situata mirëkuptues, bashkëpunues edhe pa sjellë probleme. Mendoj që ishte një protestë e jashtëzakonshme për mesazhin që ajo përcolli për ti treguar kësaj qeverie që nuk mund ta përbuzi dhe nuk mund të shpërfilli qytetarët shqiptarë duke vendosur taksa antikombëtare. Duke rritur vetëm të ardhurat që familjet duhet të nxjerrin nga xhepi për tia dhënë qeverisë. Kur në anën tjetër qeveria nuk bën asgjë për ti dhënë qytetarëve shqiptarë, vetëm sa i shtrëngon çdo ditë, i merr frymën, i bllokon biznesin, i heq nga puna, i jep pagat qesharake dhe absolutisht aspak të përballueshme për jetesën në Shqipëri.
Keni ju si LSI një strategji të qartë?
Strategjia nuk vendoset nga LSI, as nga opozita por nga populli nga qytetarët. Janë ata që do ta bëjnë axhendën që do të vendosin se cila do jetë strategjia, cila do të jetë vazhdimësia e këtij aksioni të jashtëzakonshëm për të qenë me qytetarët. Do të ketë aksione për bizneset e vogla, e ardhur kjo si një shenjë nga bizneset e vogla ditën kur ne kishim bllokuar 4 akset së bashku të ardhur nga qytetarët, vetëm bizneset e vogla i kishin ndërprerë,i kishin ulur qepenat për të treguar që nuk mund të vazhdohet më vetëm duke rritur taksat. Dhe duke ardhur si kërkesë nga ata pa diskutim që do të ketë një sërë protestash me biznesin e vogël, për të kërkuar vetëm diçka dhe kjo do të jetë kërkesë e prerë dhe e panegociueshme për të hequr taksën dhe TVSH-në për biznesin e vogël.
Kjo do të bëjë që të kemi një numër të madh protestuesish në gjykimi tuaj, keni filluar ta testoni paraprakisht popullsinë, elektoratin?
Unë e kam testuar te lagja ime ku shumë biznese të vogla sepse ka shumë, dhe të gjithë janë shumë të shqetësuara për TVSH sepse e gjykojnë të papërballueshme dhe mendojnë që së shpejti do ti mbyllin bizneset sepse nuk iu del llogaria. Kështu që padiskutim do të ketë reagim të menjëhershëm dhe do të jetë i jashtëzakonshëm sepse bizneset e vogla, janë të shumta në Shqipëri. Dhe aty ku bëhet fjalë për të ardhurat dhe aty ku bëhet një llogari a do të arrij ta mbaj këtë biznes i cili më mban të ardhurat familjare në fund të muajit dhe më bën të mbijetoj padiskutim që nuk vendoset asnjë lloj interesi tjetër. Dhe qeveria nga ana e saj duhet të tregojë që është për qytetarët apo është për një tufë oligarkësh sepse me gjithë këto rritje taksash që është duke bërë po tregon që nuk është me qytetarët, nuk është me njerëzit e thjeshtë por është me oligarkët dhe me njerëzit që i shërbejnë asaj. 
Mosbindje civile u tha se është protesta që u bë në këtë javë që lamë pas. Pamë që ishte më shumë me meshkuj me militantë nuk pamë që të kishte të përfshirë studentë të rinj gra…
Në fakt, të paktën flas për aty ku unë isha, në Vorë kishte një përfaqësim shumë të madh të rinjsh kishin gjimnazistë dhe studentë të cilët kishin shprehur një lloj bojkoti ndaj gjimnazit dhe mësimit. Kishte dhe të rinj të tjerë, flas këtu për të rinj sepse të rinjtë u bashkuan atë ditë dhe bojkotuan vetëm për një qlim, sepse nuk shohin shpresë në Shqipëri. Sepse çdo ditë politika flet për të rinjtë ama i përdor në momentin kur iu duhen votat. Pastaj në momentin kur të rinjtë kërkojnë përkrahje nga qeveria ajo i jep një buxhet që është 0.01%. Dhe ky është buxheti që supozohet të plotësojë nevojat që kanë të rinjtë. Cilat janë nevojat që kanë të rinjtë. E para kanë nevojë për një arsim gjithëpërfshirës dhe një arsim cilësor. Një arsim ky që nuk ka shpresë në Shqipëri. E dyta kanë nevojë që të kenë një lidhje arsimi me tregun e punës. Dhe është një gjë që nuk ndodh në Shqipëri. 49 milionë euro janë dhënë nga ndërkombëtarët për të pasur një studim të tregut të punës në Shqipëri. Dhe ende sot nuk kemi një studim të tregut të punës që do ti vinte për shtat të rinjve por edhe familjeve shqiptare. Ku kanë shkuar këto lekë? Në xhepat e qeverisë sepse nuk kemi transparencë. Dhe e treta nuk kanë vende punësimi të sigurta dhe të mirëpaguara. Kemi një situatë të trishtë, një largim masiv të rinjsh, të cilët nuk shohin shpresë në Shqipëri. Janë të lodhur nga premtimet, si krijimi i 300 mijë vende pune ku në gjykimin tim e ka mbajtur por duke larguar 300 mijë shqiptarë. Janë të lodhur nga premtime që këtu mund të bëhet më mirë dhe sa vjen në pushtet ndodh e kundërta që punohet për një grusht njerëzish, të rinjtë largohen dhe nuk kanë besim se qeveria Rama do të bëj diçka. 
Në fakt dje deputetja Mehmetaj ka thënë se do të bllokojmë kryeministrinë. Keni koordinuar në atë se çfarë do të bëni në hapat e ardhshëm?
Edhe unë e shpreha pak më parë që kjo lloj revolte e qytetarëve do të shkojë deri në atë lloj përmase en ardhur kjo nga qytetarët, edhe duke u bashkuar dhe ne me ta derisa për të bllokuar kryeministrinë, zyrat e ministrave për të shkuar kudo në çdo derë e cila nuk hapet për qytetarët por hapet vetëm për një grusht njerëzish dhe për ti bërë të kuptojnë që janë në atë karrige për të punuar për qytetarët dhe nuk janë për të punuar për veten e tyre. Dhe padiskutim që populli do të shkoj aty dhe do të kërkojë të drejtat e tyre dhe do të kërkojë që këto taksa si ajo për Rrugën e Kombit, TVSH-ja për biznesin e vogël, lirimi i menjëhershëm i 11 të dënuarve në mënyrë të paligjshme. Do z.Rama të tregojë që është për qytetarët dhe jo për oligarkët të bëjë këto gjëra por nuk i bën sepse nuk ka as bashkëqeverisje me qytetarët dhe nga ana tjetër merr vendimet në mënyrë më arrogante më përbuzëse, shpërfillëse duke treguar që punon për një grup njerëzish për veten e tij dhe qytetarët pastaj vuajnë dhe në fund të muait nuk iu del llogaria as për të jetuar jo më për të pasur shpresë në Shqipëri.
Prisni që të keni më shumë protestues se protestën e mëparshme?
Do të ketë protesta të ndryshme të koordinuara nga qytetarët sipas nevojës dhe problemeve që ata kanë. Unë kam bindjen duke qenë edhe në kontakt me ta që pjesëmarrja do të jetë e jashtëzakonshme sepse edhe ndjenja e inatit dhe mërzitjes ndaj kësaj qeverie ka arritur në nivele alarmante dhe që qytetarët shqiptarë nuk po e suportojnë dot më këtë lloj përbuzje që qeveria Rama po i bën çdo ditë çdo qytetari duke i përplasur derën në fytyrë dhe duke i treguar vetëm një mesazh të qartë që mua nuk më intereson për ty përsa kohë punoj për një grusht njerëzish dhe ky është qëllimi im. Në gjykimin tim i tillë është sepse të pretendosh që po bën bashkëqeverisje me qytetarët pa i pyetur ata për taksën për Rrugën e Kombit do të thotë që nuk do tia dish dhe që ti po provokon qytetarët shqiptar. Për më tepër guxon deri aty sa i reciton në parlament vargje të turpshme duke i ofenduar ata dhe tregon në fund të fundit që ti je një shtet që i trajton qytetarët shqiptar në mënyrë të pabarabartë.
Sigal