Deputetja e LSI: Duhet ngritja e zërit për ta kthyer shtetin në shërbim të qytetarëve e jo të oligarkëve!

559
Nga Floida Kerpaci
Për vitin 2017 Shqipëria u rendit në vendin e parë për numrin e kërkesave për azil në Francë! 
7630 Shqiptarë në azil në Francë gjatë vitit 2017, duke ja kaluar dyfish Sirise e cila ka pasur vetëm 3249 persona që i janë drejtuar Francës për shtëpi!
Ndërkohë që Sirianët kërkojnë të azilojnë se u rrezikohet jeta, shqiptarët azilojnë se këtu i shkel me këmbë qeveria.?❌
Për sa kohe që rilindja është në pushtet situata do vijë duke u përkeqësuar, varfëria do shtohet, drejtësia do jetë akoma më e korruptuar, shpresa për të jetuar mirë do jetë përherë e shuar.??
Ndaj zgjidhja është revolta, protesta, ngritja e zërit për ta kthyer shtetin në shërbim të qytetarëve e jo të oligarkëve!??
Për të ardhmen e rinisë, për rritje të ekonomisë, për një drejtësi ku ligji është i barabartë për të gjithë, për një arsimim më të mirë, për çdo gjë tjetër që po shkatërron jetët e njerëzve të thjeshtë, do protestojmë për ta bërë Shqipërinë shtëpinë ku gjejnë mirëqenien të gjithë, jo vetëm miqtë e bashkëpunëtorët e kryeministrit.?

Sigal